Pasi Turqia i dha “dritën jeshile”, edhe Hungaria do të diskutojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Hungaria ditën e sotme la të kuptohet se mund të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në vjeshtë, pasi një ligjvënës i partisë në pushtet tha se vendimi i Turqisë për të mbështetur kërkesën e Stokholmit hapi rrugën për forcimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Deputeti Zolt Nemet komentoi se nuk ka arsye për të thirrur në mënyrë urgjente parlamentin për të dhënë miratimin e tij, pasi ratifikimi nga Turqia do të bëhet më vonë.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán e ka vonuar ratifikimin, por ministri i jashtëm siguroi në fillim të këtij muaji se Budapesti nuk do të pengonte procesin nëse Turqia i hiqte kundërshtimet e saj, gjë që bëri të hënën.
Duke folur për radiostacionin privat InfoRadio, Nemeth, i cili kryeson Komisionin e Punëve të Jashtme të parlamentit, tha se çështja do të shqyrtohej në mes të shtatorit.

“Nuk ka nevojë të mblidhet më herët parlamenti hungarez pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do ta shqyrtojë protokollin e pranimit në Asamblenë Kombëtare Turke në vjeshtë, shpjegoi ai.”

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke braktisur një politikë neutraliteti prej dekadash.

Ankaraja miratoi anëtarësimin e Finlandës, por jo edhe Suedinë, të cilën e akuzoi për dhënien e azilit personave që Turqia i konsideron terroristë, kryesisht anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Parlamenti i Hungarisë miratoi pranimin e Finlandës në fund të marsit.
/Albeu.com/


Shtuar 13.07.2023 22:05