Mijëra studentë rrethojnë Kuvendin, ndiqni pamjet LIVE
Rikthehet Ina Rama, kandidate për vendin e Çefës
Pëlqej
Kuvendi pritet te miratoje në seancën e sotme vendimin per ngritjen e komisionit hetimor që do te shqyrtoje kërkesën e maxhorances për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Dy dite me pare, komisioni i Ligjeve vendosi t’i propozojë parlamentit ngritjen e këtij komisioni, i cili do të verifikojë të dhënat, faktet dhe rrethanat për shkelje të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së, që përbëjnë shkak për kërkesën për shkarkim. Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita.

Deri tani tri janë emrat më të përfolur për të marrë postin e nënkryetarit të KLD-së ku më të spikaturit janë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Ilirjan Celibashi. Sokol Çomo aktualisht mban postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësië çka e favorizon atë për t’u bërë numri dy i KLD-së. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori