“Jam i mbaruar nga trutë”, lihet në burg babai që vrau me çekiç djalin në Maliq

Eshtë lënë në burg 77-vjeçari Shyqyri Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau me çekiç djalin e tij 50- vjeçar në Maliq.

Siç shihet edhe në foto, autori është shfaqur kokë-ulur para kamerave dhe gjithashtu i tensionuar.

“Çfarë doni. Jam i mbaruar nga trutë”, ka thënë Shqyri Bylykbashi në Gjykatë.

Kujtojmë se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte në Gjermani dhe kishte vetëm disa muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

Për shkak të divorcit, konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa ditën e djeshme është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus.

Ky i fundit i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se viktima, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Mirëpo, pas hetimeve është zbuluar se 50-vjeçari i dehur është konfliktuar në banesë me babain, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Si pasojë, 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me çekiç që përdoret për të thyer gurë, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës./Albeu.com/