Rikthehet frikshëm COVID-19, një tjetër shtet rikthen masat e ashpra e orë policore
Një tjetër shtet ka marrë masa të reja për COVID-19 pas rritjes së ndjeshme të rasteve.

Shteti i Belgjikës, ka marrë vendim që të mbyllen të gjitha bar kafetë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore, teksa tenton të luftojë rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, të cilat do të nisin së zbatuari nga dita e hënë, pas takimit me ekipin për kriza të Qeverisë belge, duke paralajmëruar se COVID-19, është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”.

Me më shumë se 10,300 vdekje nga popullësia me 11.5 milionë banorë, Belgjika është një prej vendeve të prekura së më keqi nga ky virus në Evropë.

"Javë pas jave, të dhënat janë duke u dyfishuar, është një rritje eksponenciale", ka thënë De Croo në një konferencë në media.
Shtuar më 16/10/2020, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori