Në kërkim nga autoritetet belge, arrestohet shqiptari në doganën e Kakavijës

Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim në Belgjikë është arrestuar ditën e sotme na policia greke në doganën e Kakavijës, teksa po tentonte të kalonte në Shqipëri.

Sipas policisë greke bëhet me dije se nga kontrolli rezultoi i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet belge për trafik droge dhe vjedhje.

Ai do të paraqitet në Prokurorinë e Janinës ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij./albeu.com