Rikthehet Brisida Shehaj, kësaj here në krye të Task-Forcës për bregdetin
Brisida Shehaj do të drejtojë Task-Forcën për Bregdetin, të ngritur nga qeveria pak ditë më parë.

Ky fakt u bë publik në daljen publike për mediat të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame ku evidentoi fenomenet korruptive të vërejtura gjatë kontrolleve të kryera nga ZQRPP në lidhje me regjistrimet e AMTP (toka bujqësore).

Në fund të deklaratës së shpërndarë për mediat, evidentohet se materialet mbi fenomenet korruptive të vërejtura do t’i kalojnë Shehajt që drejton Task-Forcën.

Shehaj ka qenë më herët në krye të Drejtorisë së Tatimeve dhe në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2018, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori