Man United gjen pasuesin e Ronaldos te Juve

Manchester United synon të nënshkruajë me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic në merkaton e janarit. Këtë e konfirmon edicioni italian i Il Corriere dello Sport.

Kujtojmë se Vlahovic nuk është ende shumë i kënaqur me pozicionin e tij te Juventusi, vetëm një vit pas lëvizjes nga Fiorentina.

Manchester United, nga ana tjetër, është në kërkim të një sulmuesi pasi Cristiano Ronaldo u largua si lojtar i lirë. Më herët u raportua gjithashtu se për Vlahovic në garë është dhe Arsenali të cilin lojtari e refuzoi dimrin e kaluar. /G.D albeu.com/


Shtuar 16.12.2022 10:37