Rikthehet banda e frikshme? Ekzekutimet mafioze që po i kujtojnë lushnjarëve vitin e mbrapshtë
Besmir Hida ishte viktima e fundit e atentateve mafioze që kanë shoqëruar Lushnjen gjatë viteve të fundit. Më parë, në një atentat të ngjashëm ishin eleminuar nipi i tij Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Vrasja e Latifit dhe Hoxhës ndodhi vetëm pak metra larg rajonit të policisë së qytetit në një zonë të populluar dhe orar kur rrugët janë plot me njerëz, raporton Albeu.com.

Për ngjarjën e rëndë që u quajt edhe si masakra e Lushnjes, policia shpalli në kërkim dy persona, pikërisht Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun, dy personashe të njohur të nëntokës në këtë qytet.

Këta të fundit kanë qenë akuzuar edhe më parë për krime të tjere, por policia nuk ka arritur asnjëherë t'i kapë.

Ndërkohë, Hida u vra në lokal teksa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar, ngjarje kjo që ka tronditur sërish qytetin e Lushnjes.

Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me hakmarrjet mes grupeve rivale në qytetin e Lushnjes dhe rikthimin në aktivitet të plotë të njërës prej bandave më të njohura të qytetin, ndërkohë që drejtuesit janë në burg.

Megjithatë, policia nuk ka ende një version për ngjarjen, ndërsa autorët siç ndodh shpesh në atentate të tilla kanë ikur në drejtim të paditur. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori