Rikthehen shirat e rrëmbyeshëm në Shqipëri! Mësoni si do të jetë moti sot
Pëlqej
Mëngjesi dhe paraditja karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat bregdetare ndërsa moti kryesisht i kthjellët, mbetet dominant në zonat e ulëta dhe ato malore.

Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në Veri dhe gradualisht në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe mëngjesin e së hënës priten shira në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në vlerat 3-24°C.

Era do vijojë mesatare me shpejtësi deri 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në det gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori