Rikthehen reshjet masive, nisin problemet e para në disa qytete
Pëlqej
Veriu i vendit është përfshirë sot nga reshjet e dendura të shiut. Reshjet kanë filluar në orët e para të mbrëmjes dhe pritet të vijojnë edhe gjatë natës, duke shtuar dhe intensitetin e tyre.

Nga Shkodra në Lezhë, qytetet veriore pritet të kenë edhe përmbytje, vetëm pak javë pas përmbytjeve masive, që kaloi vendi, ku ankthi më i madh u përjetua nga qytetarët e jugut.

“Vranësirat fuqizohen në orët e vona të pasdites në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër ndërsa shira të dobët në zonat Jugore.

Ndersa parashikohen reshje te pakta debore ne zonat e thella malore sepse temperaturat mbeten relativisht te larta. Pas mesnatës shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zona të izoluara të Qendrës dhe Juglindjes.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta edhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa e dita e enjte, sjell një rënie me 2 – 3°C të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore në 16 – 17°C, temperaturat më të larta gjatë mesditës në zonat Jugperëndimore”, njoftimi nga meteoalb.
Shtuar më 13/12/2017, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori