Rikthehen reshjet e dëborës, probleme në disa akse rrugore
Në zonën verilindore kanë rinisur në orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës, por intensiteti i ulët i tyre ka bërë që dëbora në qytetet verilindore vetëm sa është shfaqur, ndërsa në zonat rurale trashësia e saj nuk është më shumë se 20 centimetër.

Dëbora e rënë ka shkaktuar shqetësim në disa akse rrugore pasi me rënien e temperaturës lëvizja e mjeteve kërkohet të kryhet me zinxhirë. Situata paraqitet më problematike në segmentin rrugor tuneli i Kalimashit-Morinë, ku bora e rënë ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Për këtë qëllim po punojnë 3 borëpastruese për normalizimin e situatës. Probleme gjithashtu regjistrohen edhe në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, si dhe Fushë Arrëz-Kukës, ndërkohë që raportohet se segmenti rrugor Krumë-Bajram Curri është i kalueshëm me zinxhirë.


Situata paraqitet problematike është në aksin që lidh Tiranën me Elbasanin, nëpërmjet Qafë Kërrabës. Ky segment rrugor raportohet se është bërë i pakalueshëm, gjatë orëve të para të mëngjesit si rezultat i reshjeve të dëborës, si dhe gurëve të cilët kanë bllokuar rrugën. Por, pas marave të marra nga shërbimet e policisë situata u normalizua.

Edhe aksi që lidh Përrenjasin me Qafë Thanë dhe Qafë Thanë-Maqedoni ka probleme pasi trashësia e borës ka arritur 10 cm. Policia nuk lejon qarkullonin pa zinxhirë. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori