Rikthehen në burg bashkëpunëtorët e vrasjes së Marvi Mihalit
Gjykata e Tiranës ka kthyer në burg tre të rinjtë që dyshohet se bashkëpunuan në vrasjen e Marvi Mihalit disa muaj më parë për një karikues celulari në zonën e stadiumit "Dinamo".

Dy javë më parë, ishin lënë të lirë tre të akuzuarit e arrestuar për vrasje Marsel Alla, Kridens Alla dhe Eugen Bitraj.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta të familjarëve, të cilët publikuan në media edhe pamje nga momenti i vrasjes së të birit duke akuzuar edhe prokurorin e çështjes.

Devi Bitraj akuzohet për vrasje me paramendim, ndërkohë që tre të tjerët u akuzuan vetëm për moskallëzim krimi.
Shtuar më 28/05/2018, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori