Janë rikthyer sërish skafet që transportojnë drogë nga
Shqipëria drejt Italisë.
Një sasi e madhe droge është kapur nga autoritetet
italiane mëngjesin e sotëm në brigje te Barit.
Mediat
italiane raportojnë se është kapur 646
kilogram kanabis dhe 250
kilogram hashash, e cila ka ardhur nga
Shqipëria. Droga u kap gjatë natës mes të hënës dhe të martës dhe operacioni u krye nga deti dhe nga ajri prej Guardia di Finanza-s si edhe ushtrisë
italiane.
Mësohet se sasia e drogës ishte nisur me 2 motorskafe nga
Shqipëria për në
Itali, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë dy italianë. Droga ishte paketuar në 50 pako me peshë nga 2.5 në 10
kilogram secila. Autoritetet
italiane raportojnë se sasia e kapur përllogaritet të ketë një vlerë rreth 10 milion euro në treg.
Dyshohet se kohët e fundit janë riaktivizuar linjat e trafikut të drogës dhe klandestinëve nga
Shqipëria për në
Itali pasi vetëm pak ditë më parë u kap në Karaburun një skaf 9 metra i gjatë, i cili u raportua se kishte dërguar me 33 klandestinë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme.
Shtuar më 29/04/2020,
ora 10:04