Rikontruksioni i Kryeministrisë, ZMK padit Ramën për korrupsion
Pëlqej
Kreu i qeverisë Edi Rama është paditur nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm sa i përket rikonstruksionit të godinës së Kryeministrisë.


Kreu i ZMK, Altin Goxhaj është shprehur se dëmet që i shkaktohen shtetit janë rreth 500 mijë dollarë ndërsa shtoi se tenderi për rikonstruksionin e Kryeministrisë nuk u bë transparent.


Kallëzimi


KALLZUES: Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, përfaqësuar nga
Drejtori Ekzekutiv Av. ALTIN GOXHAJ
ME OBJEKT: Kallzim i veprës penale “Shpërdorim i detyrës” “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga nenet 248, 260 dhe 199/a të Kodit Penal.
KUNDER: Edi RAMA, i biri i Kristaq dhe Aneta, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, me adresë: Kryeministria, blv “Dëshmorët e Kombit”, nr.1, 1000, Tiranë
Bazuar në nenet 280 dhe 283 të K.Pr.Penale parashtrojmë këtë kallzim penal për veprat penale të sipërcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallzimi, provat me të cilat vërtetohen këto fakte si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara.
• RRETHANAT E FAKTEVE
Ashtu sikundër gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv jemi vënë në dijeni, dhe në vijim jemi cdo ditë dëshmitarë, të punimeve që po kryhen në ambientet e jashtme dhe të brendshme të godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë se Financave me urdhër të Kryeministrit z.Edi Rama. Punimet konsistojnë në prishje të murit dekorativ rrethues dhe të ambienteve të jashtme të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave, rikonceptim dhe ndertim nga e para të këtyre ambienteve, si dhe punime në ambientet e brendshme (prishje dhe rindërtim zyrash, sallash, rikostruksione të ndryshme, zëvendësime pllakash, etj). Punimet kryhen nga punonjës të profilit të ndërtimit, jo pjesë e Kryeministrisë ose Ministrisë së Financave.
Një përfaqësues i një partie politike opozitare akuzoi publikisht Kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një dëm financar prej 500 000 dollarë buxhetit të Kryeministrisë, nëpërmjet shkatërrimit të aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të saj. Kjo deklaratë publike ende nuk ka marrë përgjigjje zyrtare nga drejtuesit e institucionit.
Punimet kanë filluar në datën 16.09.2013 dhe janë ende në vijim.
Legjislacioni ekzistues në Republikën e Shqipërisë disiplinon në mënyrë të detajuar, nga njëra anë mënyrën e shpenzimit të fondeve buxhetore duke përcaktuar prokurimin si rrugë e vetme për të përfituar mallra dhe shërbime; dhe nga ana tjetër disiplinon gjithashtu sponsorizimet dhe dhuratat që mund të përfitohen nga institucionet publike ose funksionarët e lartë të shtetit.
ASKUSH deri më sot nuk di ku është projekti mbi të cilin po punohet dhe si u shpall projekt fitues?
ASKUSH deri më sot nuk di sa dhe ku është buxheti i projektit fitues. ASKUSH deri më sot nuk di kush e bëri projektin dhe me cfarë fondesh. ASKUSH deri më sot nuk di kur dhe ku u shpall tenderi për projektin.
ASKUSH deri më sot nuk di ku u moren fondet për punimet civile. ASKUSH deri më sot nuk di kur dhe ku u shpall tenderi për punimet civile. ASKUSH deri më sot nuk di cila kompani e fitoi tenderin për punimet dhe në cilën vlerë.
ASKUSH deri më sot nuk di nëse po punohet gratis apo jo, dhe nga buron financimi për gjithë materialet, punëtorët, mobiliet etj…
ASKUSH deri më sot nuk di sa është vlera totale e shpenzimeve qe po kryhen qofshin këto buxhetore apo nga donatorë.
ASKUSH deri më sot nuk di cfarë interesash ka kompania/ kompanitë që po kryejnë punimet si dhe donatorët eventuale më Kryeministrin Rama?
ASKUSH deri më sot nuk di sa tendera kanë fituar nga Kryeministri Rama këto kompani dhe donatorë të panjohur, dhe sa do të fitojnë sot e në vijim?
Në një vend demokratik, një Kryeministër që jo vetëm zbaton ligjin, si cdo qytetar i atij vendi , por synon gjithashtu që të promovojë një sjellje model për tu ndjekur nga të gjithë shtetasit, ka jo vetëm detyrimin moral për të bërë transparencë të plotë mbi këtë cështje duke u dhënë përgjigje pyetjeve të parashtruam më sipër, por mbi të gjitha detyrimin ligjor për të përdorur fondet publike konform dispozitave ligjore në fuqi si dhe për të bërë transparent cdo shpenzim të lekëve të taksapaguesve shqiptare. Gjithashtu, në bazë të legjislacionit në fuqi, të njëjtin detyrim për transparencë ( në rastin më të mirë) dhe mospranim dhuratash ( në rastin me ekstrem) e kanë funksionarët e lartë shtetërorë në rast donacionesh private.
Deri më sot Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me këtë cështje, në një rrjet social duke i quajtur punime me kontribut vullnetar, me impakt 0 (zero) në buxhetin e shtetit. Kjo deklaratë është pasuar nga deklarata publike e z.Artan Lame, njërit nga drejtuesit të punimeve, se ai vetë ishte njëri prej donatorëve të punimve që po zhvilloheshin në Kryeministri. Një javë më vonë “donatori” z.Artan Lame u emërua nga përfituesi i punimeve (në emër dhe për llogari të Kryeministrisë) z. Edi Rama si drejtues i Agjencisë për Legalizimin dhe Urbanizimin e Ndërtimeve Informale.
Shtuar më 11/10/2013, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori