Historia e vërtetë e kungujve të Halloween, pse janë simboli i festës së famshme

Halloween është shumë afër dhe njerëzit në mbarë botën përdorin kungujt e frikshëm të gdhendur me pamje të ndryshme, duke i vendosur si zbukurime nëpër shtëpitë e tyre apo ambiente të ndryshme.

Përdorimi i tij nuk është tërësisht për shkak të festës së Samhain, në të cilën keltët përdornin rrepa boshe dhe i mbushnin me qymyr të kuq ose qirinj për të udhëhequr shpirtrat dhe për të ndriçuar rrugët. Origjina e përdorimit të kungujve në Halloween vjen nga koha e kolonizimit të Amerikës dhe historia e Jack O’Lantern.

Legjenda thotë se Jack ishte një fermer dinak dhe i lig, i cili përdori një kryq druri për të kapur djallin, në mënyrë që ky i fundit mos i merrte shpirtin. Një version thotë se ai e mashtroi djallin që të ngjitej në një pemë molle dhe ta fuste në kurth derisa ai i premtoi se nuk do t’ia merrte shpirtin.

Versioni alternativ tregon se Jack po ndiqej nga disa fshatarë kur takoi djallin dhe i tha se kishte ardhur koha që ai të vdiste. Fermeri i kërkoi të bëhej një monedhë me të cilën do të paguante mallin e vjedhur dhe fshatarët do të luftonin për të parë se kush ishte hajduti. Pasi djalli pranoi të bëhej një monedhë, ai futi në thes Jack-un.

Në të dy versionet, Jack e lejon djallin të shpëtojë vetëm kur ai premton se nuk do t’i marrë kurrë shpirtin. Kur ai vdes, shpirti i tij mbeti ende në tokë, pasi ai nuk mund të hynte në parajsë apo ferr për shkak të marrëveshjes me djallin, i cili i dha atij një prush që nuk do të ndalonte kurrë së djeguri për të parë se ku po shkonte. Pasi e mori, Jack e futi në një nga rrepat e tij dhe endej nëpër botë.

 

Fillimi i përdorimit të kungullit

Që atëherë, irlandezët dhe skocezët filluan të krijonin rrepë me fytyrën e Jack për të larguar djallin dhe të keqen.

Më vonë, kur u bë kolonizimi në Amerikë, u zbuluan perime të tjera si kungujt dhe për shak të bollëkut dhe korrjes së tyre në vjeshtëm u vendos që të ndërrohen perimet dhe të zëvendësohen rrepat me kungujt. Prandaj, kungulli është bërë simboli i festës së Halloween. /h.ll/albeu.com


Shtuar 29.10.2022 10:52