Rikonstruksioni i “Zyber Hallullit”, Berisha: Nderim për Nënë Terezën
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e përururimit të rikonstruksionit të plotë të shtëpisë “Zyber Hallulli” në kryeqytet. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se ky përurim i kësaj shtëpie bëhet në shenjë nderimi për Nënë Terezën, pasi ajo ishte një jetë të tërë e shkrirë për fëmijët në nevojë dhe fëmijët e sëmurë.


“Do bëjmë gjithçka që ato të jenë sa më afër kushteve të familjes, do bëjmë gjithçka që brenda tyre të ketë elementë të familjes. Nuk do kursejmë asgjë që këtyre fëmijëve t’u jepen shërbimet më të mira të kushteve të jetesës”- u shpreh Berisha.

Ai uroi që të jetë një frymëzim për të vazhduar me vendosmëri rrugën e bamirësisë dhe rrugën e kujdesit për ata që janë në nevojë si detyrim madhor i cdo individi dhe shoqërisë në tërësi për të lehtësuar vuajtjet dhe dhimbjet e pashmangshme.

“Përurojmë sot këtë shtëpi në një ditë të shënuar, ditë që nderojmë vendimin e Papa Gjon Palit të Dytë për lumturimin e Nënë Terezës shqiptares që i dha emër më shumë se kushdo tjetër këtij vendi në shekullin ku jetojmë, shqiptares më të madhe të të gjitha kohërave dhe në këtë aspekt nderimi i saj, duke përurur një model të ri të shtëpive të kujdesit të fëmëijëve është nderimi më i amdh që ne i bëjmë asaj. Ajo ishte një jetë e tërë e shkrirë në ndihmë të fëmëijev dhe të sëmurëve
Dashuria është forca më e madhe e njeriut për të ndryshuar forcën e tjetrit”- u shpreh më tej kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2012, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori