Riker uron muslimanet
Albeu.com
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit sot iu dërgoi urime myslimanëve në Maqedoni të cilët agjërojnë Ramazanin.
Sipas komunikatës nga ambasada amerikane, urime dërgoi edhe në emër të presidentit Barak Obama dhe sekretares së shtetit Hilari Klinton. “Gjatë këtij muaji, myslimanët në Maqedoni dhe në mbarë botën do të bashkohen me familjet dhe komunitetin e tyre në agjërim, lutje dhe përsiatje. Ramazani le të jetë përkujtues për të gjithë ne se duhet që të ndihmojmë njëri tjetrin me humanizëm dhe me ndjenjën dhe se duhet të tregojmë respekt të ndërsjellë drejt shprehjes së lirë të vlerave religjioze”, thuhet në komunikatë.
Shtuar më 22/08/2009, ora 00:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori