Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Riker: Thaci te mos jape deklarata lufte ne shekullin e 21
Albeu.com
Ambasadori amerikan Riker në një deklaratë eksluzive për TV ALSAT-M, duke komentuar deklaratat e Menduh Thaçit, i cili u shpreh për luftë në Maqedoni, tha se ky fjalor është i papranueshëm.Sipas Rikerit, Thaçi duhet të kthehet në Kuvend dhe të respektojë institucionet demokratike dhe jo të japë deklarata lufte në shekullin e 21-të. “Mendoj se dialogu politik është shumë i rëndësishëm, por këtë lloj qëndrimesh, deklarata kërcënuese, ky fjalor që flet për dhunë është absolutisht i pa pranueshëm dhe jo gjithçka që duhet të dëgjojmë nga ndokush që dëshiron të luajë rol në Maqedoni ose për ardhmërinë e saj.

Është shumë e gabuar të dëgjosh atë lloj deklarate”, tha Riker duke shtuar “Siç kam thënë më herët, besoj se Thaçi duhet të jetë në Kuvend, për ku edhe është zgjedhur të jetë, kjo është ajo për të cilën votuesit e kanë votuar atë që të jetë në Kuvend, t’i shfrytëzojë institucionet demokratike të Maqedonisë, institucionet që ne, faktori ndërkombëtar dhe qytetarët i mbështesin, të mundohet të bëjë ndryshime, të shqyrtojë çështjet, të ketë dialog, por jo të përdorë këto lloje të kërcënimeve dhe çdo lloj dhune është e papranueshme. Ky është shekulli XXI ne po flasim për integrimin e Maqedoninë në NATO dhe BE dhe këto lloj kërcënimesh shihet qartë se nuk kanë perspektivë euroatlantike”. (alsat-m)
Shtuar më 10/02/2010, ora 21:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori