Sot rikthehet edhe Premier League, këto janë dy ndeshjet e sotme

Ashtu si shumica e kampionateve tjera, edhe ai anglez do të rikthehet pas bllokimit gati tre mujor për shkak të pandemisë Covid-19.

Sot, me fillim nga ora 19:00, do të zhvillohet takim i parë ndërmjet Aston Villës dhe Sheffield United.

Ndërkohë, nga ora 21:15 luhet derbi mes Manchester City dhe Arsenal.

Qytetarët e kanë të garantuar pozitën e dytë, kurse Topçinjtë po luftojnë për dalje në Evropë.

Këto dy ndeshje janë të mbetura, për shkak që City dhe Aston Villa luajtën në finalen e Kupës Carabao.


Shtuar 17.06.2020 06:52