Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek dhe në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon parashikohet i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.3-0.8 metër.


Shtuar 12.04.2020 06:10