Riker: Nuk ka plan B per Maqedonine
Albeu.com
Pas eurokomisarit për zgjerim Shtefan File dhe ambasadorit amerikan Filip Riker sot nga Tetova me mesazh se për Maqedoninë nuk ka plan B përveç planit A, i cili do të thotë aderim në Bashkimin Evropian.
"Edhe përfaqësuesit evropian të cilët këto ditë qëndruan në Shkup qartë porositën se tani është momenti për zgjidhjen e kontestit rreth emrit. Profesori universitar, Dimitar Mirçev thotë se duhet të jemi të kënaqur nga interesimi i Bashkimit, pasi siç shpjegon, me këtë është nxitur procesi i bisedimeve dhe është lëvizur nga pika kritike. Por, megjithatë ai nuk pret zgjidhje gjatë disa muajve të ardhshëm siç insiston Brukseli", deklaroi Filip Riker, ambasador i SHBA-ve.
“Unë nuk besoj personalisht se shumë shpejtë do të lëviz ky proces se për këto 2-3 muaj do të ndodh diçka dramatike, por në çdo rast është shumë më thelbore që procesi të intensifikohet. Unë jam optimist se kjo kështu do të jetë”, vlerëson Dimitar Mirçev, profesor në FON.
Dhe derisa Mirçev konsideron se nëse tregohet vullneti i mirë për zgjidhjen e problemit edhe pa një zgjidhje përfundimtare, Maqedonia mund të fillojë bisedimet me BE-në, kurse paralelisht të zhvillohen bisedimet me Greqinë, me çka do të zgjidhej një herë e përgjithmonë problemin, nga Athina arriti mesazhi i njohur. Zëvendës ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Drucas në intervistën për mediumet gjermane e përsëriti qëndrimin se pa zgjidhjen e kontestit Maqedonia nuk mund të ketë përparim në integrimet evropiane.
“Propozimi i jonë është shumë i thjeshtë. Emri duhet të ketë përcaktues gjeografik dhe të jetë përdorim të përgjithshëm ose erga omnes ' thotë Drucas në intervistën.
Kryeministri Gruevski ndërkaq sot refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve për t'u pastruar dilema që u paraqit pasi euro deputetët deklaruan se ai doli me propozim për kontestin, kurse ai përgënjeshtroi se konkretisht ka biseduar me ta për emrin. Duke pritur ndërmjetësin Metju Nimic, i cili duhet të arrijë javën e ardhshme Gruevski përgjigje paralajmëroi për nesër. (alsat-m)
Shtuar më 21/02/2010, ora 03:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori