Riker: Nuk ka nevoje per marreveshje te re
Albeu.com
Maqedonia nuk ka nevojë për një marrëveshje të re, me të cilën do të rregulloheshin marrëdhëniet mes shqiptarëve, maqedonasve dhe bashkësive të tjera etnike, porositi sot nga Ohri ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker.Kjo ka të bëjë me kërkesën e PDSH-së për një marrëveshje të re, si zëvendësim i saj të vitit 2001. SHBA-të dhe BE e përkrahin dhe në tërësi e ndihmojnë implementimin e dokumentit të Ohrit.

“Ka disa ligje të cilat sipas kornizës së vendosur, duhet të implementohen në tërësi. Njëri nga ligjet është dhe Ligji për gjuhët, të cilin e pritëm me miratim, kur edhe u votua vitin e kaluarën në Parlament dhe mendoj se tani duhet të ketë debat se si duhet të implementohet ai ligj. Duhet të ketë debat të vazhdueshëm mes partive, mes grupeve etnike, me qëllim që të arrihet zhvillimi dhe prosperitet në vend. Proces i rëndësishëm është edhe decentralizimi si dhe shpërndarja e pushtetit në nivel lokal.”, deklaroi Filip Riker, ambasadori amerikan në Maqedoni.

Ndërsa, Menduh Thaçit, Rikeri i rekomandoi nëse partia e tij bojkoton parlamentin, atëherë PDSH- ja nuk do të konsiderohet si parti serioze politike. Riker tha se në një rast të tillë, qëndrimet e PDSH-së për çështje të caktuara, askush nuk do t’i merr parasysh.

“Deputetët kanë detyrime ndaj qytetarëve, ndërsa ata të cilët nuk duan të marrin pjesë në institucione, kanë problem me vetveten. Ne inkurajojmë të gjithë t’i bashkëngjiten marrëveshjes së Ohrit, me qëllim që vendi të ecë përpara. Cilado parti, si p.sh. PDSH-ja e cila do të mundohet të largohet nga institucionet, e ul vlerën dhe rolin e saj në politikën në shtet, ndërsa vlerën e saj në shtet e ul gjithnjë më shumë.”, theksoi ambasadori Filip Riker.

Sipas Rikerit, administrata amerikane përkrah punën dhe debatin për të gjitha çështjet shoqërore politike, vetëm nëse ato zhvillohen brenda institucioneve të sistemit e jo jashtë tij. (alsat)
Shtuar më 11/08/2009, ora 01:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori