Riker: Maqedonia si ne 1999-en
Albeu.com
Problemet politike, mos përparimi i Maqedonisë në shumë sfera si dhe mësimi i gjuhës maqedonase që nga klasa e parë, ishin ndër temat për të cilat Filip Riker dha mendimin e tij në një intervistë për TV Art."Të jem i sinqertë isha i befasuar se sa pak gjëra kanë ndryshuar dhe isha pak i dëshpëruar që nuk pashë më shumë përparim në shumë sfera që nga viti 1999 kur u largova nga Maqedonia", tha Riker. Ndërkaq sa i përket mësimit të gjuhës maqedonase, Riker tha se gjuha definitivisht paraqet fuqi. "Është koha e komunikimit, dhe aftësia për të komunikuar është një fuqi dhe ne mendojmë se përhapja e mundësisë për të komunikuar brenda shtetit, rajonit pastaj edhe më gjerë është shumë e rëndësishme, për të ardhmen e çdo të riu të këtij shteti",tha Rikeri i cili gjithashtu theksoi do të ishte shumë mire që edhe nxënësit maqedonas të jenë në gjendje të komunikojnë në gjuhën shqipe si edhe në gjuhë tjera.
Shtuar më 25/02/2010, ora 21:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori