Riker - Maqedonise: Na ndihmoni qe t'ju ndihmojme
Pëlqej
Albeu.com
Politika e jashtme e SHBA-ve sa i përket Maqedonisë nuk do të ndryshoj, megjithatë na ndihmoni që t'ju ndihmojmë, kjo ishte porosia e ambasadorit amerikan në Shkup, Fillip Riker dhënë para anëtarëve të komisionit për politik të jashtme të kuvendit.
Riker tha se SHBA-të inkurajojnë Maqedoninë dhe Greqinë që të punojnë drejtë zgjidhjes së çështjes së emrit në interes të të dyja vendeve.
“Bukureshti ishte një shok, ne SHBA-të akoma vlerësojmë se vendi i Maqedonisë është në NATO, të gjithë punoni me shumë përpjekje në atë drejtim dhe siç ka thënë edhe Aleanca në Bukuresht, meritoni të jeni anëtare e NATOS. Inkurajoj edhe Greqinë edhe Maqedoninë që ta zgjidhin çështjen e emrit dhe të mbani drejtimin (kursin) drejtë Bashkimin Evropian dhe nuk vlerësoj se kjo do të ndryshoj në administratën e Obamës", deklaroi Filip Riker, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.
Ndërkohë partitë politike maqedonase shfrytëzuan rastin për përplasje rreth hapit të qeverisë për ngritjen e padisë ndaj Greqisë në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. VMRO-DPMNE-ja e vlerëson si hap të drejtë përderisa LSDM-ja opozitare si hap brengosës.
"Që absurdi të jetë më i madh, ne do të mund të zhvillojmë debat por në gjykatë. Thjeshtë me këtë e zhvendosim problemin në një teren ku nuk mund të pritet zgjidhje e shpejtë, ose zgjidhje e cila do ti ndihmojë republikës së Maqedonisë'", tha Igor Ivanovski, deputet i LSDM-së.
"Vazhdojnë negociatat, hapi të cilin e ka ndërmarrë qeveria me ngritjen e padisë deri tek gjykata ndërkombëtare, unë personalisht e kuptoj si tentim të Qeverisë së RM-së që ta kthej debatin rreth problemit me emrin në kuadër të marrëveshjes së përkohshme", shtoi Sillvana Boneva, kryetare e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhanë premtimin e tyre se zgjedhjet lokale dhe presidenciale të 2009-ës do të zhvillohen në një atmosferë të lirë dhe demokratike. Riker u ndal edhe në çështjen e Kosovës dhe përshëndeti hapi e Maqedonisë për njohjen e Kosovës.
nga Bedri Rexhallari, ALSAT-M
Shtuar më 26/11/2008, ora 22:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori