Rihapet tuneli i autostrades Durres-Kukes
Albeu.com
Ministria e Transporteve ka bërë të ditur sot se Tuneli i Thirrës, pjesë e aksit autostradës Rëshen – Kalimash, që prej mëngjesit të sotëm ka nisur funksionimin normal në shërbimin e shoqërimit.“Gjithashtu njoftohet publiku se Tuneli do të vazhdojë funksionimin sipas rregjimit të mëparshëm, sipas të cilit ai do të qëndrojë i mbyllur çdo natë prej orës 23:00 deri në orën 7:00 për të lejuar punimet elektromekanike dhe të strukturës mbajtese ne galerinë jugore. Nga ora 7:00 e mengjesit deri ne orën 23:00 tuneli do të jetë i hapur për trafikun”-thuhet në një njoftim për shtyp nga kjo ministri. Gjithashtu, Ministrija e Transporteve falënderon përdoruesit e kësaj autostrade në Shqipëri dhe Kosovë për mirëkuptimin e tyre.
Shtuar më 09/07/2009, ora 18:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori