Projekti i ri i lotit të parë do të ketë një vlerë prej 2.6 mld lekësh rreth 200 mln më shumë se
oferta e anuluar e kompanisë DH Albania.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda
Balluku e bëri të ditur këtë
fakt gjatë prezantimit të projektit të ri pas miratimit teknik.
Balluku: Do të respektojmë kohët dhe afatet ligjërisht të kërkuara dhe puna do të nisë menjëherë, sepse duam ta dorëzojmë brenda 24 muajve.
Por pavarësisht kësaj situate
ministrja Balluku e gjen justifikim për fondin.
Balluku: Fondi limit i vënë në dispozicion ky dhe nuk ka ndryshuar.
Oferta e mëparshme nuk merret parasysh sepsekemi kaluar në një proces tjetër.
Kosto e ndërtimit të “Mbikalimit Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në
fakt është konsideruar tejet i shtrenjtë madje edhe abuziv. Ndërtimi i një kilometër rrugë shkon në rreth 20 milion euro, fakte këto që janë dhënë prej ish deputetëve të opozitës.
Projekti i ri parashikon korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik, si dhe përdoruesit e biçikletave ndërsa zgjidhja me tre nivele tashmë do kalojë në nëntokë.
Shtuar më 10/06/2019,
ora 19:08