Rihapet qendra e të moshuarve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar ceremoninë e rihapjes së Qendrës së të Moshuarve në Njësinë Bashkiake numër 9. Gjatë fjalës së tij, në ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Basha u shpreh se që nga sot kjo qendër të shërbejë për të moshuarit duke u afruar kushte sa më të mira.

"Kjo qendër do të jetë nga sot e hapur çdo ditë. Brenda 5 qershorit do të ketë 5 qendra të tilla në Tiranë", tha Basha. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2011, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori