Romela Begaj rezulton me doping, humb medaljet
Rihapet dosja e masakrës së Çoles, rigjykim për 3 të akuzuarit
Pëlqej
Masakra e “Çoles’ ku dy vite më parë humbën jetë tre persona mes tyre Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj do të rigjykohet nga e para në kolegjin penal të Gjykatës së Lartë.

Report Tv ka siguruar një vendim të gjykatës kushtetuese e cila më 14 dhjetor me vendimin numër 79 ka pranuar pjesërish kërkesën e të dënuarve Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj për tu rigjykuar pasi tashmë ata janë dënuar si autor të kësaj masakre.

Më 7 Prill 2015 sic dhe shihni në këto pamje ishte një përplasje mes grupeve të dy të rinjve që për pasojë shkaktoi tre viktima e njohur më pas si masakra dhe procesi “Çole”.

Të arrestuarit dhe të dënuarit për këtë proces e kanë mohuar akuzën, ndërsa gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi dënimet.

Për Aleksnadër Llanaj dënimi i dhënë ishte 35 vite pa të drejtë ulje me 1/3 ndërsa për ty personat bertil alliaj dhe ani begaj të dënuar me nga 35 vite secili gjykatat e shkallëve më të ulta kishin aplikuar dhe uljen me 1/ e dënimit.

Por si përfundoi kjo çështje në Kushtetuese?

Teksa ankimi i Llanaj, Alliaj e Begaj shqyrtohet në gjykatën e lartë prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla pezulloi nga përfaqësimi i kësaj dosje prokurorët Artur Selmani dhe Alma Muça pasi këta të fundit kishin kërkuar ndryshimin e akuzave për të dyshuarit.

Më 23 shkurt 2017 kolegji penal la në fuqi dënimet duke mos pranuar rekursin. Por dhe pse u pezulluan për ndryshimin e akuzës në këtë dosje prokurorët Muca dhe Selmani u rikthyen në detyrë, ndërsa Artur Selmani sëfundmi ishte dhe kandidat për kryeprokuror i përkohshëm.

Masakra e prill 2015 dyshohet se është dhe pikënisja e një sërë ngjarjesh kriminale në Vlorë ku kanë mbetur disa viktima dhe të plagosur. Më 1 Tetor 2017 pre e një atentati ra Ferdinand Llanaj vëllai i Aleksandër Llanajt.

Pas vendimit të kushtetueses kjo dosje tashmë i është rikthyer Gjykatës së Lartë e cila duhet ta rishqyrtoje rekuesin e Aleksandër Llanajt, Berti Alliaj dhe Ani Begaj me një tjetër trup gjykuese. /Shqiptarja.com/
Shtuar më 16/12/2017, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori