Rihapen Studimet e Doktoraturës, MASR vështirëson kriteret për të fituar titullin
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka vendosur të rihapë Studimet e Doktoraturës pas pesë vitesh pezullim. Masa drastike e pezullimit qe marrë me qëllim rritjen e cilësisë akadamike, ndërsa së fundmi MASR ka vendosur përmes një VKM që të rikthejë mundësië që studentët të vazhdojnë rrugën për t’u bërë doktorantë.

Por ajo që vihet re në VKM e MASR është se ka një vështirësim të kritereve që duhet të plotësohen për të fituar titullin shkencor. Sipas vendimit, udhëheqësit shkencorë tani do të kenë një numër më të vogël doktorantësh. Nga pesë apo shtatë që kanë qenë më herët, tani udhëheqësit do të kenë vetëm dy doktorantë nën “kontroll”. Kjo bëhet me qëllim që të rritet cilësia dhe të ketë një vëmendje më të madhe në çdo punim doktorature.

Po ashtu, ka një ndryshim edhe sa i takon botimit të artikujve në reistat shkencore. Me VKM, është bërë zëvëndësimi i publikimeve nga “Tomson Reuters” ku doktorantët ishin të detyruar më parë të botonin në revistat ndërkombëtare me faktor impakti vetëm në këtë kategori, kurse tashmë kandidatët për të përfituar gradën shkencore do të munden të publikojnë edhe në “Journal Ctitations Reports” ose dhe në “Scopus”.

Kandidati duhet të botojë së paku, shtatë artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore, brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara.
Shtuar më 23/12/2019, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori