Rihapen gjykatat në veri të Mitrovicës
Albeu.com
Dy gjykatës dhe dy prokurorë ndërkombëtarë, krahas disa ekspertëve ligjorë kanë hyrë të premten në mëngjes në ndërtesën e gjykatës së qarkut në veri të Mitrovicës.UNMIK-u ka rihapur ndërtesën e gjykatës në veri të Mitrovicës, si përpjekje për të normalizuar rendin dhe ligjin në Kosovën Veriore.
Dy gjykatës dhe dy prokurorë ndërkombëtarë, krahas disa ekspertëve ligjorë kanë hyrë të premten në mëngjes në ndërtesën e gjykatës së qarkut në veri të Mitrovicës.

Gjykata pezulloi punën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe protestave të dhunshme të serbëve, që rezultuan me një polic ukrainas të vdekur.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier ka vlerësuar se rihapja e gjykatës është hapi i parë për të siguruar sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët.

Përmes një komunikate dërguar mediave, zoti Zannier ka shprehur kënaqësinë e tij që Beogradi dhe Prishtina kanë mbështetur rifunksionalizimin e gjykatave në veri. /bbc/
Shtuar më 03/10/2008, ora 19:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori