“Fillova të djersitesha kur e takova për herë të parë Ronaldon”

Andy Cole ka rrëfyer se kishte filluar të djersitej kur e kishte afër Ronaldo Nazarion para se të fillonte përballjes mes Manchester United dhe Interit në vitin 1999.

Anglezi e ka shijuar një karrierë të suksesshme në Old Trafford nga viti 1995 deri ën vitin 2001, duke shënuar 121 gola në 275 paraqitje, gjersa ka fituar nëntë trofe.

“Ai ishte një lojtar që e kam shikuar për disa vite. Jam duke folur për një lojtar që kishte lëvizje mahnitëse”, ka thënë Cole.

“I kishte gjithçka, isha duke qëndruar në San Siro afër tij dhe thosha me vete: ‘Kjo është çmendur’. Isha duke luajtur në një nivel me të, ishte diçka surreale”.

“Mund të them me sinqeritet më të madh se fillova të djersitesha dhe ishte diçka që e shijova kur luajta kundër tij”, ka shtuar më tej ai.

Ronaldo cilësohet si njëri ndër më të mirët në histori të futbollit, e që për shumë lojtarë ishte ndjenjë e mrekullueshme të përballej me legjendën braziliane.


Shtuar 15.06.2020 20:40