Ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion, Gramoz Ruçi krah Edi Ramës në Kongres

Edhe pse prej disa kohësh dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste, Gramoz Ruçi ështe pjesë e Kongresit të sotëm dhe është pozicionuar krah Edi Ramës.

Ruçi duket se nuk e kursen mbështetjen ndaj Ramës, që në këtë Kongres pritet të bëjë disa ndryshime statutore, që përfshijnë shkarkimin e drejtuesve të dëgeve të PS-së.

Në nisje të pjesës së dytë të Kongresit, i cili tashmë po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, socialistët nderuan himnin e Ukrainës, ndërkohë që tashmë kanë nisur fjalët e tyre eksponentë të lartë, duke nisur nga Damian Gjiknuri.

Në Kongresin e sotëm marrin pjesë në total 1007 delegatë. Më herët, ministrat për rreth 2 orë patën takime në sheshh me qytetarët duke u ndarë në 5 forume të ndryshme, që nga bujqësia, politika e jashtme, energjia, shëndetësia e rinia.


Shtuar 9.04.2022 12:46