Rice: Serbia dhe Kosova, dy shtete të ndara
Albeu.com
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka deklaruar se Serbia dhe Kosova janë dy shtete të ndara, ndërsa ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që këto dy shtete t’i kenë partner të mirë.
"Pavarësia e Kosovës është fakt të cilin shumëkush e ka pranuar. Do të përpiqemi të ndihmojmë që ky shtet t’ia dalë mbanë - edhe me mobilizimin e resurseve edhe përmes donatorëve - por edhe duke kuptuar se tash nuk mund të ndërmerren përpjekjet që do ta ndryshonin situatën që ka pasuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Rice gjatë takimit të Grupit të Kontaktit, që është zhvilluar më 2 maj në Londër, është bërë e ditur të hënën në transkriptin e botuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Siç thuhet në këtë transkript, Rice ka vlerësuar se situata është delikate dhe ka shtuar se SHBA-të presin që edhe Kosovën edhe Serbinë t’i kenë partner të mirë.

Ndërkaq sipas transkriptit në fjalë, bëhet e ditur se shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Ripel ka thënë se, në dhjetor të vitit 2007 BE-ja në mënyrë unanime ka vendosur për dërgimin e misionit të saj në Kosovë dhe ka shpjeguar se, “në kornizën ekzistuese ligjore dhe dokumentet, ekziston mjaft hapësirë që ky mision të realizohet”. (Telegrafi)
Shtuar më 05/05/2008, ora 23:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori