Rice në Moskë bisedon edhe për Kosovën
Albeu.com
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka mbërritur sot në një vizitë dyditëshe zyrtare në Moskë, ku një ndër temat që do të diskutojë me zyrtarët rusë do të jetë edhe Kosova.Takimi i saj me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, si dhe me vetë presidentin Putin, të martën, janë tepër të rëndësishme në një kohë kur midis Uashingtonit dhe Moskës ndjehen tensione për shumë çështje, ndër to edhe ajo e Kosovës, në dritë të futjes në procedurë të rezolutës së re për Kosovën në KS të KB.
Vizita e Rice është edhe një parapërgatitje para takimit midis presidentëve Bush dhe Putin, në qershor, gjatë samitit të G8-tës në Gjermani.

"Bisedimet e saj me liderët e Federatës ruse do të përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh bilaterale dhe globale, përfshirë Iranin, Kosovën, çështjen izraelito-palestineze si dhe atë të mbrojtjes nga raketat", ka thënë ditë më parë zëdhënësi i Departmentit të Shtetit, Sean McCormack.

Sekretarja Rice ndërkaq, si një ndër ekspertet më të njohura amerikane për çështjet ruse, ka thënë se marrëdhëniet amerikano-ruse ishin mjaft të komplikuara, mirëpo ka nënvizuar se të dyja vendet po bashkëpunojnë në çështjet madhore, si1 janë ato që kanë të bëjnë me prodhimet e mundshme të armëve bërthamore nga Irani dhe Koreja Veriore.

Ajo gjithashtu ka kritikuar koncentrimin e madh të pushtetit në Kremlin duke nënvizuar një shqetësim që ka krijuar kursi i brendshëm politik i presidentit Putin, si në Amerikë ashtu edhe në Evropë. s. gashi, rtk
Shtuar më 14/05/2007, ora 13:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori