Rice: Kosova ende pa ekonomi- Bosnja ende nuk është shtet
Albeu.com
Rajz, ka vlerësuar sot se zhvillimet e pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk kanë shkuar siç është pritur, sepse Bosnja dhe Hercegovina “me tre presidentë, tri polici dhe tri ushtri” nuk funksionon si shtet i vërtet, derisa Kosova “ende nuk e ka ekonominë e fortë”.Rice për të përditëshmen Dallas Morning News theksoi se " Ne arritëm të ndalnim luftën, por tranzicioni nuk po arrin të funksionojë mirë”.
SHBA-ja po përpiqet me aleatët por edhe me Rusinë që të gjejë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e shpejtë të statusit te Kosovës, por kompromisi global për këtë çështje duket i largët. Analistët thonë se Kosova dhe statusi i saj do të destabilizojë më shumë Bosnjën. Vetë nacionalistët serbë kanë thënë se në rast të pavarësisë së Kosovës edhe republika e Serbeve të Bosnjës do të ndahet dhe do të bashkohet me Serbinë.
Shtuar më 12/11/2007, ora 21:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori