Po kthehej në atdhe, emigrantja aksidentohet në autostradën Levan-Tepelenë, makina kthehet përmbys

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të shtunë.

Këtë herë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Burime bëjnë me dije se një makinë tip “Audi” nën drejtimin e një gruaje ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar shoferaj e mjetiti, e cila është dërguar në spitalin e Fierit.

Mësohet se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia. Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./albeu.com/


Shtuar 22.07.2023 10:20