RIATDHESIMI/ Balluku shpjegon sistemin e ri nga 4 maji (VIDEO)
Ministrja e Transaporteve, Belinda balluku shpjegon sistemin e ri që do të përdoret për riatdhesimet nga data 4 maj dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarët e interesuar.

“Sot kam një lajm të mirë për të gjithë ata që ndodhen në pritje për t’u kthyer në atdheun e tyre, masat lehtësuese që do të ndërmerren nga qeveria nga data 4 maj, do të impaktojnë edhe procesin e riatdhesimit. Ju lutem, kini vëmendjen për mënyrën e re të riatdhesimit në Shqipëri. Duke filluar nga data 4 maj, duhet të aplikojnë direkt në faqen e Air Albania dhe të rezervojnë biletën për t’u kthyer në Shqipëri.

Gjatë këtij procesi duhet të deklaroni adresën e tyre të banimit. Pasi të gjithë ato zona të konsideruara të ‘gjelbra’ nga Ministria e Shëndetësisë, do të duhet të karantinohen për 14 ditë në strukturat përkatëse hoteliere të përshtatura si struktura të Covid-19. Ndërkohë, në të gjitha ato zona të konsideruara të kuqe, do të vetëkarantinohen në banesat e tyre”, tha midis të tjerash ajo.

Gjatë udhëtimit me Air Albania do plotësoni një formular vëtëdeklarimi, në rast deklarim të rremë do të aplikohen masa ndëshkimi në bazë të ligjeve në fuqi. Në aeroport, personat që jetojnë në zona të gjelbërta do dërgohen në hotel me autobus. Do paguajnë vetëm 7 euro për ushqimin”


Shtuar më 03/05/2020, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori