Rezultonte në kërkim në Shqipëri, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar
Policia italiane ka ndaluar një shqiptar 21 vjeç në Rimini, pasi rezultonte në kërkim në Shqipëri.

I riu nga Shqipëria ishte kapur me drogë dhe gjykata e ka dënuar atë për trafik të lëndëve narkotike me 5 vjet heqje lirie. Shqiptari ishte arrestuar në vendin e tij, pasi në banesë i ishte gjetur drogë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët e dërguan atë në burgun e Casetti në Rimini, nga ku pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.
Shtuar më 20/08/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori