Rezultati i zgjedhjeve ne fund te korrikut ose ne gusht
Albeu.com
Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli i ftuar në Ora News deklaroi se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit do të dalë në fund të korrikut ose në fillimit të gushtit. Duke iu referuar Kodit Zgjedhor ai tha se mund të përmirësohet.“Mund të përmirësohen disa mangësi. Por duhet thënë se kodi ka shumë risi pozitive”, tha Olli. Sa i përket sondazheve të zgjedhjeve, zëdhënësi i KQZ-së tha se “Sondazhet përfshijnë shumë detyrime”. Olli shpjegoi se numërimi i votave u zgjat tej parashikimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor për shkak të futjes së teknologjisë dhe përdorimit të kamerave. Duke folur për deklaratat e PS-së se nuk do të njohë zgjedhjet në rast se nuk merr mandatin e 9-të në Fier, Olli tha se “KQZ është institucion ekzekutues, jo ligjvënës, pra zbaton Kodin Zgjedhor.
Shtuar më 11/07/2009, ora 03:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori