Rezultatet e zgjedhjeve (rinovohet vazhdimisht)
Pëlqej
Albeu.com
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
14:00 Rezultatet paraprake per Tiranen. Sipas te gjitha gjasave fitorja e Rames eshte gati e sigurte. Ai akoma ruan epersine e votave mbi Olldashin. Lexoni perqindjet e votave ne te gjitha njesite e Tiranes.13:40- Rezultatet paraprake në njësitë bashkiake të Tiranës deri në prën 13:30

Njësia nr. 1
Rezultat perfundimtar
Rama: 55.011%
Olldashi: 49.92%

Njësia nr. 2
Rama: 56.20
Olldashi: 43.79

Njësia nr.3
Rama: 59.30%
Olldashi: 40.68 %

Njësia nr.4
Ka përfunduar numërimi
Rama: 55.86%
Olldashi: 44.13%

Njësia nr.5
Rama: 65.99%
Olldashi:34.01%


Njësia nr.6
Rama:58.16%
Olldashi:41.83%

Njësia nr.7
Rama: 52.88%
Olldashi:47.11%

Njësia nr.8
Olldashi: 51.55%
Rama:48.44%

Njësia nr.9
Rama: 53.38%
Olldashi:46.62%

Njësia nr.10
Rama: 55.82%
Olldashi:44.17%

Njësia nr.11
Olldashi: 50.58%
Rama:49.42%

8:54-Në Tiranë Rama vazhdon të kryesojë me 9 pikë më shumë se Olldashi

Në bazë të rezultateve të deritanishme në njësitë bashkiake të Tiranës rezulton se kandidati socialist Edi Rama kryeson kundrejt atij demokrat Sokol Olldashi me 9 pikë më shumë. Përkatësisht, zoti Rama deri më tani ka fituar 55.14 përqind të votave kurse demokrati Olldashi, 44.23 përqind.


8:30-Sitauatë e qetë në komunën e Bushatit në Shkodër

Në Bushat mëngjesi i sotëm ka nisur i qetë. Situata paraqitet e njëjtë me atë të orës 24:00 të një dite më parë kur protestuesit u larguan duke lejuar numërimin e votave. Kandidati i pavarur Zef Hila ka kërkuar nga protestuesit të ruajnë qetësinë që të numërohen votat. Ndërkohë forcat e policisë vazhdojnë të mbajnë të rrethuar qendrën ku do të numërohen votat. Lidhur me qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike ka fituar ndjeshëm në shkallë qarku. Gjithashtu PD ka arritur të fitojë edhe në ato zona që për 16 vjet kanë qenë bastione të PS-së. ///start///


07:10-PS fiton në bashkinë e Durrësit

Gara e Durrësit ka përfundur me fitoren e kandidatit të opozitës së bashkuar, Vangjush Dako. Pas numërimit të plotë të votave, rezulton nse zoti Dako ka fituar 340 vota më shumë se rivali i tij i djathtë Armand teliti. Përkatësisht nurmi i votave të fituara nga dy kandidatët është Dako,19.108 vota kurse Teliti 18.768. ///start///


06:30-PS merr Shijakun; Për herë të parë një kryebashkiake grua

Për herë të parë në traditën e kryebashkiakëve në Shqipëri, një njësi administrative vendore do të drejtohet nga një grua. Aty ku në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 fitoi Sokol Olldashi i PD-së, kësaj here rezultati i ka buzëqeshur kandidates së majtë Afërdita Alite. Ajo fitoi zgjedhjet kundrejt kandidatit të PDR-së, Muhamed Rakipi. Duket se fitorja e saj në zgjedhjet vendore do të rezervojë të tjera pluse për koalicionin e majtë, e cila shumë shpejt do të kandidojë në zonën e Shijakut për zgjedhjet parlamentare. Pas dorëheqjes së deputetit të djathtë, Sokol Olldashi, i cili kandidoi për kryebashkiakun e Tiranës, në Shijak do të bëhen zgjedhje të reja.


22:00-Gjata: Asnjë komisioner nuk mund të ndërpresë numërimin; Kjo përbën çështje penale

Kryetari i KQZ-së deklaroi se institucioni që ai drejton ka marrë dy vendime për vazdim të numërimit të votava në Gjirokastër dhe Fier ku ky proces ishte bllokuar. Në konferencën e rradës ai u shpreh se “ Në momentet që fillon shpallja e rezultateve fillojnë problemet. Ka patur ndërprerje për shkaqe shumë banale. KQZ duke parë me shqetësim të madh situatën e vendnumërimit të votave në Gjirokastër dhe Fier mori dy vendime ku vendosi të urdhërojë KQZV-në në Gjirokastër dhe në Fier të vazhdojnë procesin e numërimit të votave. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë për këta ndërpreje. E vetmja gjë është që të marrim informacion. Në bazë të këtij informacioni arrijmë në përfundime të caktuara. Për çdo pretendim që kanë komisionerët, nëse nuk arrijnë të marrin një vendim, dy anëtarë të KQZV-së mund ti drejtohen KQZ-së por në asnjë mënyrë nuk mund të ndërpresin numërimin. Kjo përbën çështje penale. Në momentin që del rezultati, subjekti që nuk është dakort ankimon.”.///start///



21:50-Komuna e Bushatit:Situata më e qetë

Informacionet më të fundit bëjnë fjalë për një situatë më të qetë. Në këtë komunë. Protestuesit kanë filluar të larghoen. Forcat e rendit vazhdojnë të qëndrojnë. Priten që pas pak të vijnë edhe komisionerët të cilët do fillojnë të numërojnë fletët e votimeve. Ndërkoë që në Shkodër është ndërprerë numërimi i votave për të rifilluar nëser në orën 6:00 të mëngjesit pasi komisionerët kanë qenë tejet të lodhur. ///start///


21:40-Partia Demokratike veteshpallet fituese ne 220 njesi ne gjithe vendin ndersa i ben thirrje PS te mos krijoje tension

Me ane te nje deklarate per shtyp, zedhenesja e fushates se Partise Demokratike, Majlinda ka dhene disa rezultate paraprake deri tani, dhe sipas saj Partia Demokratike ka fituar ne 220 njesi ne gjithe vendin dhe eshte ne avantazh ne qytetin e Durresit dhe Elbasanit. Lidhur me kreqytetin, Bregu ka thene se ende vazhdon procesi I numerimit ne Tirane ndaj nuk mund te jepen rezultate. Ajo ka gjetur rastin t’I beje thirrje sekretarit te pergjithshem te Partise Socialiste, Pandeli Majko per te mos krijuar tension me deklaratat e tij.



21:35- Mazhoranca fiton në Sarandë dhe Konispol

Në Sarandë kanë filluar festimet e demokratëve ku pas numërimit të fletëve të votimit rezulton të ketë fituar kandidati i mazhorancës ysen ysi. Kur kanë mbetur pa numëruar vetëm 3 kuti, kandidati i djathtë kryeson me 600 vota më sumë se rivali i tij i majtë Petrit Mullai.

Ndërkohë, për herë të parë pas 15 vjetësh PD ka arritur të fitojë në Konispol ku diferenca ka qenë shumë e ngushtë vetëm 12 vota.

21:00- Rezultatet paraprake në qytetin e Tiranës
Njësia nr.1
E.Rama: 54.13%
Olldashi: 45.17%

Njëësia nr.2
Rama: 55.77 %
Olldashi:45.75%

Njësia nr.3
37 kuti
Rama: 60.75%
Olldasi:38.58%

Njësia 4
33 kuti
Rama: 56.50%
Olldashi: 42.82%

Njësia nr.5
15 kuti
Rama:66.53
Olldashi: 32.80

Njësia nr. 6
5 kuti
Rama: 56.00%
Olldasi:43.9%

Njësia nr. 7
Rama: 51.25%
Olldashi: 49.05%

Njësia nr. 8
26 kuti
Olldashi: 54.93%
Rama: 44.4%


Njësia nr. 9
35 kuti
Olldashi: 54.93%
Rama: 44.45%

Njësia nr.10
12 kuti
Rama:56.73%
Olldashi:42.60%

Njësia nr.11
41 kuti
Olldashi:50.42%
Rama: 48.90%



20:30- Kandidati socialist në Vlorë fiton me 5000 vota më shumë

Kanë nisur festimet e fitores së kandidatit të majtë Spëtim Gjika në qytetin e Vlorës. Zoti Gjika ka fituar me një diferencë prej 5000 votash kundrejt kundërshtarit të tij demokrat.


19:23-Vetëm disa dhjetra vota ndajnë kandidatët në Durrës

Në qyetetin e Durrësit gara midis kandidatëve të majtë dhe të djathtë po bëhet gjithmonë e më interesant pasi diferenca midis tyre është vetëm disa dhjetra vota. Kandidati socialist në këtë zonë kur janë hapur 90 kuti dhe kanë mbetur edhe 78 të tjera ka vetëm 23 votra më shumë se rivali demokrat. Kandidati socialist deri më tani ka 10.583 vota kurse ai demokrat 10.555.
Ndërkohë vihet re një bllokim I numërimit të votive pasi Komisioni qëndror pas një mosmarrëveshje midis komisionerëve nuk pranon dorëzimin e kutive të tjera të votimit. ///start///



19:15- Majko kërkon shpalljen e rezultateve dhe mbylljen e procesit zgjedhor

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Pandeli Majko ka kërkuar përshpejtim të numërimit të votave pasi zgjatja do ti hapte rrugë manipulimeve. Në një konferencë për shtyp, zotiº Majko u shpreh se “Sado që rezultati të vonohet PS është fituese në shumicën e atyre që quhen qendra të qëarqeve urbane. PD le të dalë dhe të bëhet pjesë e procesit. Është e pajustifikueshme që pasiviteti i PD dhe KQZ-së tregojnë në këtë moment. Ne kërkojmë mbylljen sa më të shpejtë të procesit zgjedhor. Jemi në kufijtë limitë të kohës së përcaktuar. Nuk kam dalë për të ngjallur një ndjenjë paniku. Ne kemi njerëz të sigurtë dhe askush nuk do të manipulojë votën e shqiptarëve.”.


18:43- BUSHAT/Protesta në komunën e Bushatit në Shkodër

Ndërkohë vetë Hila ka dalë para protestuesve duke pretenduar se po bëhen përjekje që të vidhen votat. Protestuesit vazhdojnë të hedhin parrulla se po manipulohen zgjdhjet. Ndërkohë policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejt janë në gadishmëri për të ndërhyrë.


18:10- Protesta në komunën e Bushatit në Shkodër

Në komunën e Bushatit në qytetin e Shkodrës në orët e mbasdites është tensionuar gjendja në njësinë e votimit tek po numëroheshin votat. Protesta ka ardhur nga persona të cilët janë mbështetës të kandidatit të pavarur në këtë zonë Zef Hila, të cilët kërkojnë që të numërohen votat përsëri, duke pretenduar se ka pasur parregullsi gjatë numrimit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë për të normalizuar gjendjen e cila sa vjen dhe po tensionohet. Ne protestë krahas mbështetësve të kandidatit të pavarur në një anë tjetër ndodhen dhe mbështetësit e kandidatit demokristian Ardian Palushaj, i shoqëruar nga deputeti demokristian Tom Doshi.

Pritet që në vend ngjarje të mbërrijnë dhe deputet të tjerë të qytetit të Shkodrës. Protestat vazhdojnë, por forcat e rendit po mundohen të mbajnë gjendjen nën kontroll.///start///



17:45-Rezultatet e deritanishme në disa zona:
Tiranë
PS-Edi Rama: 53.63%
PD- Sokol Olldashi:46.23%

Vlorë:
PS: 54.76%
PD:42.30%

Fier:
PS: Baftjar Zeqj: 54.79%
PD: ferdinant Murati: 42.26 %

Korçë:
34/61
PS-Niko Peleshi: 56.34%
PD-Gjegj Papa:43.66%

Berat
PS- Fadil Nasufi: 52%
PD-Sali Hoxha: 42%

Kukës:
Ka përfunduar
PD- Hasan halilaj: 57.04%
PS-Osman Elezi: 39.76%

Gjirokastër
Flamur Bime 57.05%
Adrian kokalari: 42.2%

Lezha
Perfundon
PS- Viktor tushaj: 57.83%
PD- Pashko Pervathi: 41.70%

Peshkopi
Ka përfunduar
PD: Ilir Krosi 64.08%
PS: Petrit Zili:35.92%



17:20- Ndërpriten numërimet në Mamurras; Persona të panjohur hyjnë në qendër

Hyrja në ambientet ku ishin vendosur komisionerët, të deputetëve democratë Pal Dajci dhe Gjok Vuksani në shoqërinë e disa personave të tjerë nga Thumana e Krujës, të paautorizuar, ka ngjallur reagimet e palës socialiste në KQZV-në e Mamurrasit. Aktualisht procesi në këtë qendër është ndërprerë. Në shenjë proteste komisionerët e majtë janë larguar nga komisioni duke pezulluar në këtë mënyrë punën. KQZ në këtë qendër ka dërguar dy inspektorë në mënyrë që të analizojnë gjendjen nga afër.



17:15- Meta: Berisha të pranojë rezultatin- Gjata është treguar i njëanshëm

Kryetari i LSI-së Ilir Meta teksa ka falenderuar komisionerët e majtë për punën e bërë, ka ftuar kryeministrin Sali Berisha dhe mazhorancën që të mos cënojnë procesin zgjedhor në këto momente të fundit që kanë mbetur. Në një konferencë për shtyp zoti Meta u shpreh se “Dua të shpreh kënaqësinë e veçantë për fitoren në kryeqytet dhe në shumë qytete të tjera çka teegon qartë se ato shpresa që kishte opozita janë plotësuar. Jemi një shumicë e padiskutueshme. Nuk mund të rri pa denoncuar presionin që është ushtruar në shumë zona të vendit në përkrahje të strulturave të PD-së me qëllim manipulimin e rezultateteve. Mendoj se mungesa e dialogut midis palëve ka patur në bazë kërkesat e PD-së për të ndikur rezultatet e zgjedhjeve.”.

Kreu i LSI-së ka përshëndetur të gjithë popullin shqiptarë për maturinë që ka treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, duke patur parasysh edhe kushtet e vështira në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje. Ai ftoi Kryeministrin berisha që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, humbjen në Tiranë dhe të mos cënojë më tej standartet e zgjedhjeve të 18 shkurtit. “Deklarata e Berishës për zhvillimet e djeshme në kombinat është në bazë të mashtrimeve dhe demagogjisë së tij. Ne kemi vëzhguar një orkestrim të turpshëm nga ana e miltiantëve të PD-së dhe disa ministrave të kanbinetit qeveritar. Konfliktet kanë qenë për këtë arsye se komisionerët e opozitës kanë kapur në raste flagrante persona që kërkonin të votonin për së dyti. Këta janë konstatuar dhe do të jenë edhe në raportin e ndërkombëtarëve.”- tha Meta.

Lideri i LSI-së ka kritikuar edhe KQZ-në dhe kryetarin e saj Çlirim Gjata sipas të cilit kanë qenë të paaftë për të organizuar zgjedhjet dhe kanë treguar njëanshmëri gjatë gjithë procesit.


16:30- Mjaft dhe ECA nxjerrin sërish fitues koalicionin e majtë

Sipas të dhënave të fundit, duke u bazuar në rezultatet paraprake të Mjaft dhe ECA, vihet re se sërish vazhdoon të kryesojë kampi i majtë. Nga gara e Tiranës sërish kryeson kandidati socialist Edi rama me 53.86%. PD vazhdon të kryesojë në qytete si Peshkopia, Kukësi, Durrësi dhe Shkodra, ndërkohë që në Berat, Korçë, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Lezhë kryeson koalicioni i majtë. Më poshtë rradhiten dhe rezultatet paraprake në disa zona:

Peshkopi
QV te numeruara 11/11
Ilir Krosi PD- 64.08%
Petrit Zili PS- 35.92%

Lezhe
QV te numeruara 24/24
Pashke Pervathi PD -41.70 %
Viktor Tushaj PS - 57.82 %

Gjirokaster
QV te numeruara 8/27
Adrian Kokalari PD - 42.32 %
Flamur Bine PS -57.04%

Kukes
QV te numeruara 17/17
Hasan Halilaj PD - 57.14 %
Osman Elezi PS - 39.83 %

Berat
QV te numeruara 40/55
Fadil Nasufi PS - 52.41 %
Sali Hoxha PD - 42.04 %

Korce
QV te numeruara 34/61
Gjergjo Papa PD - 43.66%
Niko Peleshi PS - 56.34 %

Fieri
QV te numeruara 10/59
Baftjar Zeqaj PS - 54 .74 %
Ferdinant Murati PD - 42. 26 %

Vlore
QV te numeruara 59/85
Kreshnik Alimerko PD - 39.51 %
Shpetim Gjika PS - 59.48 %

Shkoder
QV te numeruara 35/88
Lorenc Luka PD- 59.53 %
Namik Kopliku PS - 39.42 %

Durres
QV te numeruara 53/164
Armand Teliti PD - 53.93%
Vangjush Dako PS - 48.01 %

Tirana
QV te numeruara 50/408
Edi Rama PS - 53.86 %
Sokol Olldashi - 45.36 %



13:30-Koçi: Berisha të ruaj standartet e arritura deri mbrëmë

Zv/kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Petro Koçi i ka bërë thirtje kryeministrit Berisha që të ndërhyjë tek komisionerët e djathtë që kanë bllokuar procesin e numërimit në disa zona të vendit. “I bej thirrje kryetarit të PD-së që të ruajë standartet e arritura deri mbrëmë duke ndërhyrë tek komisionerët e djathtë që të rikthehen në qendrat e numërimit të votava. Gjithashtu, i bëj thirrje zotit Berisha që të largoj nga qendrat e numërimit të votave deputetët e djathtë dhe konkretisht, Ylli Pango nga zona nr.2, Arian Starova nga zona nr.7, Ilir Rusmjali dhe Bujar Nishani nga zona nr.6.”. zoti Koçi deklaroi gjithashtu se avantazhi i zotit Rama në Tiranë po rritet gjithmonë e më shumë.



12:37-Pango reagon: Nuk janë hapur bastionet e së djathtës në Tiranë

Deputeti demokrat Ylli pango ka reaguar ndaj deklaratve të socialistëve se në Tiranë po kryeson ndjeshëm Edi rama. Sipas trij, në zonën nr. 2 kanë ardhur disa deputetë socialistë që nuk kanë të bëjnë fare me këtë zonë dhe kanë dhënë të dhëna që janë hapur mëse 20 qendra ndërkohë që janë hapur vetëm 12. sipas tij, është akoma herët për të folur për një fitore të Edi Ramës, pasi deri më tani janë hapur vetëm ato kuri që mendohen se vijnë nga bastione të së majtës. “Akoma nuk janë hapur bastionet e së djathtës që mendojmë se dp të përmbysin rezultatin.”, tha ai. ///start///



12:25-Kodheli: Edi rama deri më tani udhëheq me 62.67%

Zëdhënësja e fushatës elektorale të PS, Mimi Kodheli ka deklaruar se avantazhi i liderit socialist ka arritur 62.67% duke u shkëputur ndjeshëm nga rivali demokrat Sokol Olldashi. Ajo gjithashtu ka shprehur shqetësimin e largimit të disa komisionerëve të djathtë nga komisionet e zgjedhore duke shkaktuar bllokim të procesit. ///start///



12:20- Gjata thirrje partive politike: Urdhëroni komisionerët të mos bllokojnë procesin

Kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata u ka bërë thirrje partive politike që të urdherojnë komisionerët dhe anëtarët e grupeve të numërimit të votave që rikthehen në komisione dhe të mos braktisiur qendrat e numërimit, veprime këta që bllokojnë procesin zgjedhor. Në dalje e rradhës para mediave zoti Gjata u shpreh se “ jam këtu në këtë prononcim për një çështje problematike që vihet re gjatë procesit të numërimit. Jemi në një proces total numërimi ku pak njësi kanë mbaruar. Ka një problematikë lidhur me bllokuimin apo shpërndarjen e grupeve të numërimit. U bëj thirrrje partive politike që kanë anëtarë në këta komisione që të mbajnë anëtarët për të përfunduar këtë proces. Ne e filluam këtë proces me kushte tepër të vështira. Zhvilluam një proces me kushte shumë optimale dhe ndodhemi në fazën e fundit të numërimit. Do të ishte me rëndësi që të mos kemi ndonjë incident që të mos prishet kjo mbarëvajtje e procesit. Shtabet të mendojnë që do jenë edhe nesër dhe të mos mbajnë pezull procesin. Ka shenja si në Mamurras , Vlorë , Korçë etj që tërhiqen anëratë e majtë apo të djthatë etj. Këta çështje janë banale dhe dëmtojë shumë procesin final. Jemi në një proces të lirë dhe të ndershëm. Jemi brenda disa standarteve të mira dhe të mos i dëmtojmmë këto përparime.”.///start///



11:30- KQZ: Deri më tani Rama kryeson me 52.9%, Olldashi me 46.3%

Zëdhënësi i KQZ-së leonard Olli ka bërë të ditur rezultatet paraprake për votimet në Tiranë dhe në mbarë territorin e Shqipërisë. Zoti Olli u shpreh se në Tiranë nga ka përfunduar numërimi i 25 qendra vfe të votimit nga 426 që janë në total dhe deri më tani kryeson kandidati i majtë Edi rama me 52.9 % i pasuar nga ai i djathtë Sokol Olldashi me 46.3%. Zoti Olli u shpreh se është bllokuar procesi i numërimit të votave në Vlorë dhe mamurras ndërkohë që në një pjesë të madhe të zonave numërimi ka përfunduar. Ai theksoi se në disa zona ka probleme në numërim por megjithatë procesi është i kënaqashëm.


10:30- Rezultatet paraprake në disa qyetete:
Tiranën:
PS- Edi Rama 54.24 %
PD- Sokol Olldashi 45.76 %

Shkodër:
PD- Lorenc Luka:72.2%
PS - Naim Kopliku 27.50%

Fier:
PS- Baftjar Zeqja 56.43 %
PD-Ferdinant Murati 43.75%


Korçë:
PS-Niko Peleshi - 57.87%
PD- Gjegjg Paja 42.13%

Berat
PS-Fadil Nasufi 53.36
PD Sali Hoxha 46.64


Kukës:
PD- Sali Hoxha: 57.26%
PS- Fadil Nasufi: 42.74%

Gjirokastër
PS- Flamur Bime: 57.41%
PD-Adrian kokalari 42.59%


10:15- Bregu: PD fiton në bashkitë kryesore të vendit
PD ka arritur fitoren në bashkitë kryesore në Shqipëri, dhe është në avantazh aty ku vazhdon ende procesi i numërimit. Kështu u deklarua Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp. Ajo y shorteh se "kemi fituar në shumë zona të jugut, duke zgjeruar kështu hartën elektorale dhe në ato qytete dhe bashki ku fitorja nuk ka qenë e Partisë Demokratike në zgjedhjet e tjera".
Ajo "konfirmoi se rezultate pozitive vijnë nga të gjitha bashkitë në veri të vendit".
Duke iu referuar rezultatit të votimit në kryeqytet, znj. Bregu vuri në dukje se "në Tiranë janë numëruar vetëm 11 përqind e votave për momentin, për shkak të vështirësive që ka pasur procesi zgjedhor, ndërkohë që për shkak të bllokimit që ka ndodhur dje, dhe të administrimit të kutive të votimit është një proces, i cili do të zgjasë".
"E rëndësishme është që të gjitha informacionet që po vijnë në çdo moment flasin për një ngushtim të rezultatit ndërmjet dy kandidatëve. Në fakt PS ka avantazh në zona të cilat përfaqësojnë bastionet e së majtës në kryeqytet, sikurse është zona e Bllokut dhe Tirana e Re", tha znj. Bregu.
Lidhur me rezultatet paraprake të votimit në bashkitë e tjera të vendit, znj. Bregu theksoi se "PD është në avantazh në Bashkinë e Sarandës me 500 vota para, ka fituar Bashkinë e Kurbinit , në Bashkinë e Durrësit ku janë numëruar vetëm 10 qendra PD është 840 vota para, në Kavajë kemi fituar në 84 përqind, po kështu Bashkinë e Kukësit, të Hasit, Tropojës bashkë me gjithë komunat, në Peshkopi, dhe Fushë-Arrëz".
Sipas saj "PD është në avantazh të dukshëm në Tepelenë, ndërkohë që atje shumë shpejt do të mbarojë procesi i numërimit, kemi fituar bashkinë e Libohovës, të Përmetit dhe jemi në avantazh në Patos, Këlcyrë, në Ballsh me 500 vota, në Përrenjas, dhe në Peqin".


10:00- Rama kreyeson në Tiranë kundrejt Olldashit me 7 pikë

Kandidati socialist për kryetar bashkie të kryeqytetit vazhdýn të kryesojë në numërimin e votave. Këtë e ka konë konfirmuar edhe burime nga KQZ që shprehen se ne kryeqytet kandidati socialist Edi Rama eshte ne avantazh me 52.2% te votave kundrejt kandidatit demokrat Sokol Olldashi.
Nga ECA e MJAFT rezultati me i fundit per Tiranen rendit deri tani ne krye Edi Ramen. Me 53.79 % te votave Edi Rama eshte ne avantazh ndaj Olldashit qe ka marre 45.56 Olldashi. Mesohet se ky rezultat eshte paraprak pasi vazhdon numerimi i votave ne shume njesi bashkiake ne kryeqytet.



9:00- Kodheli: Kemi fituar në Tiranë dhe 8 Bashki të mëdha

Ne konferencen e pare per shtyp per diten e sotme, zedhenesja e fushates se PS, Mimi Kodheli beri te ditur rezultatet ne disa nga bashkite kryesore ne vend duke konfirmuar fitoren absolute te PS. “Dje i kemi bere thirrje pushtetit qe te pranoje verdiktin e qytetarit. Qytetaret shqiptare ne Tirane, mbi 67% e votuesve i kane dhene voten Edi Rames. Ne Vlore, Fier, Berat, Gjirokaster, Lezhe, Korce socialistet kane fituar mandatin dhe per 4 vjet te tjere. Pas vitesh te deshtuara kemi fituar dhe ne ne Lushnje e Elbasan”, tha Kodheli. Sipas te dhenave te PS dhe ne Durres po zhvillohet nje gare e forte mes dy kandidateve kryesore atij te PD dhe PS. Kodheli konfimoi dhe fitoren e madhe te socialisteve ne Shijak, zona ku kandidati i PD per Tiranen, Sokol Olldashi fitoi 2 vjet me pare madantin e tij si deputet i PD.



3:30-Rezultatet paraprake deri në orën 3:30 sipas MJAFt dhe ECA

Bashkia Tirane
Deri tani jane numeruar vetem 3345 vota
PS Edi Rama 57,10%
PD Sokol Olldashi 42,51%
Te tjere 0,31%

Bashkia Vlore
Deri tani jane numeruar 1334 vota
PS-Shpetim Gjika 60,22%
PD Kreshnik Alimerko 39,31%
Te tjere 0.46%

Himare
Deri tani 400 flete votimi te numeruara
PBDNJ Vasillaq Bollano 38,25
PD Dhimiter Llazari 34,00
PS Aleks Tato 27,7525


Bashkia Korce
PS Niko Peleshi 55,52
PD Gjergji Papa 44,48




Bashkia Elbasan
PS Qazim Sejdini 51,46%
PD Luciano Boci 46,53%

Te tjere 2,46

Bashkia Shkoder
PD Lorenc Luka 61,80
PS Naim Kopliku 38,20


Bashkia Fier
Deri tani jane numeruar 3272 vota
PS Baftjar Zeqaj 54,28%
PD Ferdinand Murati 45,72%



Bashkia Berat
Deri tani 247 vota te numeruara
PD Sali Hoxha 51,58%
PS Fadil Nasufi 39,90%
PBDNJ Ilda Sylari 6,57
PKSH Sali Myftari 1,95


URA VAJGURORE - Qarku Berat
PS- Syrja Ormenaj 39,08%
PD – Thoma Rumnici 42,66%
I pavarur -Agim Bregu 10,90%



Komuna Topoje deri tani ne Fier
LSI- Sotir Zarka 72,22%
PS- Vladimir Semini 12,22%
PD- Cezar Kolici 15,56%

Bashkia Bajram Curri - Qarku Kukes
PD- Nuredin Ahmetaj 47,47%
PS - Muje Gosturani 19,19%
Te tjere 33, 33%
Bashkia Kukes
PBDNJ Beqir Isemeri 0,42%
PD-PR Hasan Halilaj 54,19%
PS-LSI-PSD-AD Osman Elezi 42,04
I pavarur Safet Zenelaj 3,35%


Bashkia Lezhe
PS- Viktor Tushaj 55,56%
PD Pashko Pervathi 44,15%
I Pavarur Bardhok Frroku 0,30%


Bashkia Peshkopi
PD Ilir Krosi 63.55%
PS Petrit Zili 36,45%



00:10- Mbyllet plotësisht procesi i votimit në Kombinat

KQZ ka marre vendim qe te mos zhvillohen me zgjedhje ne zonen e Kombinatit, dhe procesi te mbyllet aty ku mbeti. Do numerohen vetem ato vota qe jane aktualisht ne kutite i votimit. Pritet qe te transferohen te gjitha kutite prane komisionit zgjedhor per numerim. Lajmin e ka konfirmuar nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.



00:00- Gjata jep rezultatet e para paraprake të KQZ-së

Kreu i KQZ-së ka bërë të ditur rezultatet e para paraprake të numërimit të votave. Sipas tij, “fakti i parë është se janë numëruar votat e 11 qendrave të votimit në Malësinë e Madhe. Gëzim Zenelaj i opozitës ka marrë 950 vota kurse Isa Halil Rama i mazhorancës ka fituar me 1293 vota. Ky është rezultati i parë paraprak i publikuar nga KQZ.”



23:49-Majlinda Bregu paraqet rezultatet paraprake per disa zona

Partia Demokratike pas orës 23.00 ka filluar të japë rezultatet e par që vinnin nga komuna dhe bahski të ndryshme. Kështu Zëdhënësja e Partisë Demorkatike Majlinda Bregu ka deklaruar se “Dua t’ju komunikoj rezultatet paraprake për disa nga njësitë vendore në vend të konfirmuara. Jemi në avantazh të dukshëm në Bashkinë e Vlorës, në Elbasan, në Sarandë dhe në Koplik. Ndërkohë në bashkinë e Peshkopisë është konfirmuar fitorja, në Vorë konfirmohet dhe në bashkinë e Lezhës jemi në avantazh të dukshëm. Në Leskovik ka fituar PD, në komunën Drije në Gjirokastër është konfirmuar fitorja e kandidatit të PD-së. Në komunën Rruzhdije në Fier dhe në Selitë të Mallakastrës, Graccan të Gjirokastërs, në komunat Shkelë dhe Qëndër të Malësisë së Madhe. Kemi fituar Recc të Dibrës, në Fajzë të Hasit, në komunën Kalis të Kukësit, në komunën Hudenisht të Pogradecit. Po kështu në komunën Cerave të Pgradecit dhe në komunën e Cukalatit të rrethit të Beratit. Po kështu Bashkia Kavajë kandidati i PD-së është 1400 vota ndërsa kandidati i PS ps 300 vota”



ORA-23:45 PD paraqet situatën e dorëzimit të kutive të votimit de kohën se kur do të fillojë numërimi:

KZQV nr.1, Ora 23:17
Kanë mbërritur 50% e kutive të qendrave

KZQV nr.2, Ora 22:55
Janë duke u marrë në dorëzim kutitë nga qendrat e votimit. Deri tani kanë ardhur rreth 12, janë edhe rreth 30 të tjera ende për t’u marrë në dorëzim.

KZQV nr. 3, Ora 23:00
Janë marrë në dorëzim rreth 10 kuti nga 29 që janë në total.

KZQV 4 ora 22:50
Kutitë vazhdojnë të merren në dorëzim

KZQV nr.5, Ora 23:17
Kanë mbërritur 35 kuti nga 54 gjithsej

KZQV nr.6, Ora 23:20
Kanë mbërritur 9 kuti nga 34 qendra gjithsej

KZQV 7 ora 23:10
Janë kutitë e 34 qëndrave të votimit dhe priten të dorëzohen edhe ato të 10 të tjerave. Pritet që numërimi të nis rreth orës 24.00

KZQV 8 ora 23:00
Eshtë dorëzuar pjesa më e madhe e kutive, pritet pjesa tjetër pritet të dorëzohet pa probleme.

KZQV nr.9 ora 23.00
33 kuti kanë ardhur dhe mungojnë 2 vetëm. Numërimi fillon rreth orës 12.00

KZQV nr 10 ora 22.57
Mbërrijnë kutitë nga 13 qendra votimi nga 21 që janë gjithsej. Numërimi fillon pas 1 orë e gjysmë.

KZQV nr 11 ora 22.05
Vijnë kutitë nga 35 qendra. Priten edhe 6 qendra të tjera. Numërimi fillon pas 1 orë e gjysmë



23:30- Bregu paraqet zonat ku ka fituar paraprakisjt PD

Zëdhënësja e PD-së për fushatën elektorale u shpreh se në rrethet e mëposhtme kryesojnë kandidatët e e mazhorancës. Sipas zonjës Bregu, mazhoranca deri më tani kryeson në Vlorë, Elbsan, Sarandë ,Koplik, Durrës,Leskovik, Në Lezhë e konfirmuar, në peshkopi është konfirmuar fitorja, në Vorë konfirmohet fitorja, në komunën rruzhdie në fier konfirmohet, një komunë Gjirokastër, Komuna Shkrel në Malësinë e madhe kemi fituar, në bashkinë Ballsh udhëheqim bindshëm, nga të gjitha informacionet që ne kemi në tiranë sokol Oldashi ëhstë përpara, Bajram curri fiton PD.”.

Ndërkohë nga ana e tij Gazmend Oketa është shprehur se “Sigurisht që atyre rezultati i Durrësit nuk u intereson. Kur përqindja e votuesve arrin një nive atëherë ballancat janë dukshëm në favor të së djathtës,. unë them që janë të majtët ata që nuk kanë dalë në votime për shumë arsye. së pari hynë në zgjedhje me një kandidat që nuk ka ansjë lidhje me politikën dhe që nuk përfaqëson askënd nqë Durrës. Unë e kuptoj se Z. Kodheli ka bërë nëj deklaratë politike por e vërteta është krej ndryshe.”.


22:20 - Vëllai i kandidatit të PS-së, Flamur Bine ka goditur një përfaqësues të PD-së në komisionin e numërimit të votave. Ngjarja ka ndodhur në Pallatin e Sporteve në Gjirokastrës rreth orës orës 22.20. Dy vëllezëer të Flamur Bimes bashkë me dy nipat e tij po qëndrojnë ende në komisionin e numërimit dhe po kërcënojnë komisionerët. Ndërsa vëllai i tretë që goditi përfaqësuesin e PD-së është larguar nga vendngjarja.


22:15- Kodheli:Jemi para në Sokdër dhe Durrës

Zëdënësja socialiste për fushatën zgjedhore u shpreh se PS ëstë para në shumicën e qyteteve. Ajo u shpreh se “më vjen keq që më duhet të përgënjeshtroj atë që zonja Bregu tha pak më parë. Jo vetëm që nuk ka një fitore të PD-së në mbarë vendin por dua të them se PD duhet të përballet me verdiktin e popullit. Qytetarët e Shqipërisë nuk duhet të rrinë dhe të presin për gënjeshtrat e demokratëve por duhet të festojnë fitoren e PS-së.Ne jemi në avantazh në Durrës dhe në tre qendra në Shkodër.”. ///start///


ORA-22:00 Bregu: Zgjedhjet më të mira në këta 15 vjet; PD fitore të padiskutueshme

Zëdhënësja e PD-së për fushatën elektorale ëstë shpreur për fitore të thellë në mbarë vendin. Ajo ka dhënë dy lajme që sipas saj kanë janë të mira. “Kam për ju dy lajme të mira. Në mbarë vendin procesi ka përfunduar përveç disa minibashkive në Tiranë dhe i dyti lajmi i fitores së PD në mbarë Shqipërinë. Sipas të dhënave tona nuk ka pasur asnjë incident fizik. Kjo është e para në këta 15 vjet. Pjesëmarrja ka qenë afërsisht e barabartë me ato të 3 korrikut. Sigurshit që kjo është fitore jo vetëm e PD-së por e gjithë shqiptarëve. Jemi të sigurtë se do të sigurojmë një fitore aq të madhe sa ajo e 3 Korrikut jo vetëm në Tiranë por në mbarë Shqipërinë.”, tha Bregu.


ORA- 21:40 Kodheli: Berisha të harrojë Tiranën dhe disa bastione të PD-së

Në prononcimin e radhës për mediat, zëdhënsja e PS-së për fushatën elektorale u shpreh optimiste për rezultatet e zgjedhjeve. Ajo u shpreh se “ne nuk do të lejojmë prishjen e procesit zgjedhor. Me vjen keq të them se PD jo vetëm që do ta harrojë Tiranën por do të humbas edhe bastione të saj në rrethe të tjera. Këta që i them i bazoj nga të dhënat që kemi marrë nga përfaqësuesit tanë. Në Tiranë janë mbylluar të gjitha qendrat dhe po fillohet numërimi. Ne jemi shumë optimist për atë që do të vijë më mbrapa. Mund të fillojë me Peqinin ku ka fituar një kandidat i pavaruar i mbështetur nga PS si dhe për disa zona në Tepelenë.



ORA-21:30 Topalli: Lajme të ngrohta për Sokol Olldashin
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli është shprehu optimiste për rezultate të larta në favor të Sokol Olldashit në qytetin e Tiranës. Në prononcimin e rradhës për mediat ajo u shpreh se “Kemi patur një proces zgjedhor me integritet të plotë. Pjesëmarrje shumë e lartë. Pavarësisht pas përpjekjeve për të bllokuar procesin në disa zona. Mund të them se lajme shumë të ngrohta vijnë edhe nga Korça, Shkodra, Berati etj. nga informacionet që kemi ka një ecje shumë përpara të Sokol Olldashit. Është e pafalshme që Majko ironizion me pritjen e njerëzve në dyert e qendrave të votimit. Pavarësist nga kjo, në zonat e më të mëdha të Tiranës është votuar dhe informacionet janë optimiste për Sokol Olldashin.”



ORA- 21:25- Shpallet fituesi i parë në komunën Karinë të Peqinit, Selman Karina
Edhe pse jo në mënyrë zyrtare, është shpallur fituesi i parë i zgjedjeve të sotme. Selman Karina është kandidati i pavarur i komunes Karine ne Peqin që ka fituar me 850 vota. Vete zoti Karina gjate nje prononcimi eshte shprehur se ai ka fituar me 144 vota me shume se ndjekesi i tij me i afert, kadnidati i LSI Dylema Zyka. Zoti Karina ka bere me dije gjithashtu se per kandidimin e tij per postin e kreut te komunes ka patur mbeshtetjen e PBDNJ.


ORA-21:22- Eshte mbyllur ne menyre te rregullt procesi i votimit ne te gjitha ato zona ku ky proces ka perfunduar

Sipas raportit te rradhes te Koalicionit te vezhguesve vendore pjesmarrja ne votime ka qene ne masen 46.5%, nderkohe qe monitoruesit e koalicionit ne keto zona do te fillojne te mbikqyrin procesin e numerimit. Nga te dhenat e marra deri ne oren 21:00 ky koalicion ka konstatuar edhe parregullsi ne disa zona. Psh: ne QV, nr 1032 ne Bulqize qendra u mbyll ne 18:15 megjithese kishte njerez qe prisnin te votonin, ne QV nr 1850/1 ne Tirane komisioneret kane ndihmuar pjestaret te komunitetit rom per te votuar pa respektuar procedurat e parashikuara, ndersa ne QV nr.1684 po ne Tirane eshte nderprere disa here votimi, pasi kishte persona qe nuk gjenin emrin ne liste
gazeta start & albeu.com
Shtuar më 19/02/2007, ora 11:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian