Rezultatet e proporcionalit
Albeu.com
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori rezultatet përfundimtare të ndarjes së 40 mandateve të sistemit proporcional të cilat i japin së majtës 22 vende dhe 18 vende të djathtës.Me këto të dhëna dhe rezultatet e deritanishme të nxjerra pas vendimeve të komisionit qendror të Zgjedhjeve e djathta siguron një shumicë prej 73 vendesh në parlament, ndërkohë që ende nuk janë përcaktuar 3 zona të tjera.
Parlamenti i ardhshëm i Shqipërisë do të përbëhet nga 12 forca politike. Tashmë kjo është zyrtarizuar pas shpalljes dje nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndarjes së 40 vendeve të sistemit proporcional. E djathta ka përfituar 18 vende, ku mbizotëron partia republikane me 11 deputetë, ndërsa Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e pretendentit të Fronit Mbretëror Leka Zogu ka mbetur përfundimisht jashtë parlamentit.
Shtuar më 16/07/2005, ora 22:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori