Rezolute per "Ceshtjen came" ne Kongresin Amerikan
Albeu.com
Një rezolutë në Kongresin Amerikan për çështjen çame. Ky është vendimi i marrë nga kongresmenë amerikanë pas takimit më një delegacion të PDI-së. Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Dashamir Tahiri tha se shpresonte që rezoluta të prezanothej nga të gjithë çamtë.Sipas tij politikbërësit amerikanë e pritën me interes çështjen dhe brenda një kohe shume të shkurtër rezoluta do të bëhet prezent në Kongresin Amerikan.

Tahiri theksoi se kongresmenët shprehën interes që ambasadori i Greqisë në SHBA të merret në pyetje dhe kjo t'i transmetohet edhe ambasadorit amerikan në Greqi.

Tahiri e cilësoi këtë vendim si një arritje historike për gjithë çamët. "Ne duam që këtë rezoluten ta prezantojmë të gjithë bashkë. I bëj thirrje popullit shqiptar çam që ne të jemi bashkë. Ky sukses që kemi ne është informacioni i shoqatës "Çamëria". Ne kemi zbatuar pikat e kësaj shoqate, genocidin, heqjen e shtetësisë greke, riatdhesimin e çamëve në shtëpitë e tyre", theksoi Tahiri.
Shtuar më 31/07/2010, ora 13:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori