Rezoluta për Rikonfirmimin e vullnetit të Popullit diskutohet më 17 nëntor
Albeu.com
Rezoluta për Rikonfirmimin e vullnetit të Popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, do të jetë pikë e vetme e rendit të ditës e seancës së veçantë të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet me 17 nëntor. Kështu vendosi kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme.Kryesia ka kërkuar që deri atëherë grupet parlamentare dhe dy komisionet përkatëse, ai për Kornizë Kushtetuese dhe legjislacion dhe komisioni për bashkëpunim ndërkombëtarë, ta harmonizojnë tekstin e rezolutës. Ndërsa lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të AAK, për fillimin e hartimit të Kushtetutës së Kosovës, kryesia ka vendosur që për këtë çështje të kërkojë nga komisioni përkatës i Kuvendit, që të fillojë me emërimin e ekipit të ekspertëve, i cili do të punojë në përgatitjen e projekt kushtetutës. rtk
Shtuar më 01/11/2005, ora 17:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori