Habiten ekspertët: Fëmija me COVID-19 takon 170 njerëz por nuk infekton asnjë

Ka ngjallur diskutime në Francë rasti i një fëmije 9-vjeçar, i cili është i infektuar me koronavirus.

Fëmija në fjalë ka takuar 170 persona nuk ia transmetoi askujt virusin COVID-19.

Pas këtij rasti një studim i kryer nga “Public Health France”, sugjeron se fëmijët mund të mos jenë ndër përgjegjësit kryesor të përhapjes së virusit.

Një hetim nga Public Health France zbuloi se fëmija nuk e kishte transmetuar virusin tek asnjë nga vëllezërit e motrat e tij ose dikush tjetër që kishte kontakt me të, ndonëse të gjithë 172 personat e kontaktit u karantinuan si masë paraprake. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2020 18:08