Deputeti i Partisë Socialiste Taulant
Balla e ka cilësuar si skandal mungesën e palës
shqiptare në
votimin e rezolutes për
Kosoven në Asamblene Parlamentare te KiE.
Balla ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Jozefina
Topalli për mungesën e deputeteve
shqiptare ne kete seancë të rëndësishme.
"Jozefina
Topalli na turperon perseri
Sot ne Strasburg, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes votoi Rezoluten "Situata ne Kosove dhe roli i Keshillit te Europes", e cila u votua me 115 vota pro, 11 kunder dhe 5 abstenime. Rezoluta u pergatit nga socialdemokrati nga Suedia Bjorn von Sydow, anetar i Grupit Socialist ne Asamblene Parlamentare te KiE.
Por ne papergjegjshmeri te plote te Kuvendit te Shqiperise dhe kryetares se tij zonjes Jozefina
Topalli, qofte ne diskutimet por edhe ne
votimin e kesaj Rezolute per
Kosoven ra ne sy edhe nga deputetet e vendeve te tjera mungesa e deputeteve
shqiptare. Asnje prej deputeteve
shqiptare nuk ishte prezent ne kete votim dhe ne kete seance te rendesishme." shkruan
Balla ne Facebook duke bërë pergjegjes per kete turp, sipas tij Kuvendin e Shqiperise.
Duke vijuar me tej
Balla shprehet se Shqipëria nuk duhet të kishte munguar në
votimin e kësaj rezolute për
Kosoven ku dihet edhe ndikimi i madh në numra i Rusise, deputete të së ciles edhe sot votuan kunder. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013,
ora 19:06