Rezoluta e PPE: Kushtet e patjetërsueshme për hapjen e negociatave
Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pune me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul dhe Eurodeputetin Eduard Kukan në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

“Presidenti Daul ripohoi se shumica europarlamentare është e qartë se zgjedhjet e lira dhe te ndershme, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës janë kushte të patjetërsueshme për hapjen e negociatave me BE-në dhe Shqipëria duhet t’i përballë këto probleme në mënyrë urgjente dhe të drejtpërdrejtë.

Folëm gjithashtu për programin zgjedhor të Partisë Demokratike.

Mora mbështetjen e tij për ndërmarrjen e një programi të thellë ndryshimi politik dhe ekonomik të vendit, me qëllim që Shqipëria të ndërpresë një herë e mirë ciklin e krizave dhe dështimeve politike dhe ekonomike dhe të përqafojë vlerat dhe qasjet europiane të mirëqeverisjes për qytetarët”, thuhet ne njoftimin e PD./albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori