Rezoluta e PE-së, Basha: Zgjedhjet e lira, kushti kryesor për Shqipërinë
Lulzim Basha sot në një deklaratë për shtyp ka folur mbi rezolutën e djeshme të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Sipas Bashës Parlamenti Evropian e bëri të ditur se zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

“Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë.

Katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Evropën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira”,-tha Basha./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori