Rezoluta e Komitetit te IS-se mbeshtet PS-ne
Albeu.com
Mbledhja e Komitetit të Europës Juglindore të Internacionales Socialiste përfundoi punimet me një rezolutë të miratuar njëzëri nga përfaqësuesit e saj. Rezoluta u lexua pak çaste më parë prej Sekretarit të Përgjithshëm të ...... Internacionales Socialiste, Luis Ajala dhe ajo mbështet qëndrimin e Partisë Socialiste për transparencë të plotë të proçesit zgjedhor.

Rezoluta thekson se Internacionalia Socialiste i kushton vëmëndje të veçantë krizës politike në Shqipëri. Në të u bëhet thirrje autoriteteve shqiptare që të lejojnë një transparencë të plotë të zgjedhjeve.

Komiteti vlerëson gjithashtu se kriza politike dëmton rëndë përpjekjet e Shqipërisë për integrimin europian, komiteti i IS-së njeh, sipas tij hapat e përgjegjshëm të ndërmarrë nga Partia Socialiste si daljen nga greva dhe hyrjen në parlament. Internacionalia Socialiste njeh edhe vlerëson angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri, ndërkohë që kërkohet bashkëpunim mes vendeve të rajonit për të arritur synimin e përbashkët, BE-në.

Në fund të saj rezoluta e miratuar njëzëri prej komitetit, shpreh mbështetjen e plotë ndaj Partisë Socialistë dhe aleatëve të saj duke vlerësuar se reformat në Shqipëri janë thelbësore, ku përfshihet edhe transparenca e plotë e zgjedhjeve. (tch)
Shtuar më 30/05/2010, ora 00:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori