Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pritet të takohet sot me 2 relatorët e Rezolutës Çame Qemal Minxhozi dhe Fatbardh Kadilli. Komisioni i Politikës së Jashtme në
parlament vendosi të premten që relacioni përfundimtar i rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame të paraqitet të martën.
Votimi i rezolutës Çame në
parlament është vendosur si kusht nga PDIU për pjesëmarrjen e saj në koalicionet paraelektorale. Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule kërkoi bazë parlamentare të aktit të jashtëm për rezolutën.
Shoqata Çamëria paralajmëroi dje protesta në rast se nuk miratohet në
parlament rezoluta për të drejtat e komunitetit çam. Kjo shoqatë e konsideroi dje "show" mbledhjen e një ditë më parë në Komisionin e Jashtëm ku u vendos shtyrja e shqyrtimit të kësaj rezolute.
"Në Komisionin e Jashtëm pamë një teatër në lidhje me rezolutën e PDIU-së mbi zgjidhjen e çështjes çame. Pamë përpjekjet e paturpshme për një joshje të PBDNJ-së dhe asnjë fjalë për tragjedinë çame. Ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes kombëtare të secilit deputet që ta miratojë javën që vjen rezolutën. Nëse do shohim se do përsëritet skenari i viteve të tjera, komuniteti çam paralajmëron shkallëzimin e protestave", u shpreh Servet Mehmeti, përfaqësues i shoqatës. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013,
ora 10:13