Rezart Taçi kërkon gjykim të shkurtuar
Biznesmeni Rezart Taçi ku është i pandehur për akuzën e mospagimit të taksave dhe tatimeve, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës. Mësohet se avokatët mbrojtës të tij janë përfaqësuar me një prokurë të posaçme të lëshuar nga ai dhe kërkuan zgjidhjen e çështjes në gjendjen ku ndodhen aktet.

Me anë të kësaj lëvizje, ish-biznesmeni i njohur i naftës përfiton uljen e dënimit me një të tretën. Neni 181 për të cilin është marrë i pandehur Taçi parashikon dënimin me gjobë ose burg deri në tre vjet, shkruan "Klan".

Prokuroria e Tiranës pas një hetimi dy vjeçar arriti të faktojë se Taçi i ka shmangur detyrime shtetit shqiptar rreth 6 milionë euro. Rezart Taçi është objekt i një hetimi edhe nga autoritet zviceriane dhe pikërisht nga Prokuroria e Gjeneves. Biznesmeni është në gjendje arresti në Zvicër, pasi dy kompani të huaja që kanë patur marrëdhënie biznesi me Taçin e kanë kallëzuar për mashtrim, falsifikim të dokumentave dhe falsifikim të vulave dhe stampave. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2016, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori